Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Voto Ligjin”/ Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së
Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit dhe kërkuan një veprim të menjëhershëm në lidhje me këtë rast.
2 October 2026, 14:30Nga E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së Drejtësisë, në Kosovë. Ata kanë kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së, ndërsa pranë saj vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”. Aktivisti Rron Kafegjolli u shpreh se ky nuk është një udhëzim çfarëdo, pasi bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së.
Në lidhje me këtë, ai iu referua deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se projektligji ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Ai kritikoi ministren Donika Gërvalla-Schëarz dhe ministrin Hekuran Murati, duke thënë se institucionet nuk duhet të mbeten peng i bindjeve apo qëndrimeve personale të tyre.
“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre. Bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, tha aktivisti Rron Kafegjolli.
Protestuesit akuzuan institucionet për zvarritje të projektligjit dhe kërkuan një veprim të menjëhershëm në lidhje me këtë rast. Nga ana tjetër, qytetarët në Kosovë po protestojë prej 17 ditësh kundër vendimit të Hagës.
Me 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u dënuan me nga 25 vite burg. Kadri Veseli u dënua me 18 vite dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vite.
Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit./Dosja.al