27 February 2026, 17:05
Nga E. D

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli dhe plagosja e një 19-vjeçari në Greqi. Siç u raportua, vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, si pasojë e një goditjeje me thikë në zonën e kraharorit.
Ndërkohë, 19-vjeçari mik i 17-vjeçarit, u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital me plagë nga thika dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar.
Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për gjithsej pesë persona të përfshirë në konflikt. Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit të kolegëve të tij, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa mjeku theksoi se përgjigjet përfundimtare do të jepen nga ekzaminimi mjeko-ligjor./Dosja.al
greqi aleks vangjeli
Aktualitet
27 February 2026, 17:06
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 20-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Aktualitet
27 February 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka kryer një operacion të fuqishëm, në komunat Korsico, Buccinasco dhe Trezzano sul Navigli...
Aktualitet
27 February 2026, 16:15
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka nxjerrë emrat e personave të cilët u arrestuan ditën e sotme, në kuadër të operac...
Aktualitet
27 February 2026, 16:05
E.d
Foto ilustruse
GREQI- 64-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se u përpoq të përdhunonte një 25-vjeçare me aftësi t&eum...
Aktualitet
27 February 2026, 15:43
E. D
pamjet
SARANDË- Flakët kanë përfshirë mesditën e sotme një godinë në ndërtim të Muzeut Nën...
Aktualitet
27 February 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet ditën e nesërme, në orën 18:00. Policia e Ti...
Aktualitet
27 February 2026, 14:42
D.S
Në një ekonomi që rritet gjithnjë e më shumë mbi turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, por që vazhdon të ekspor...
Aktualitet
27 February 2026, 14:45
E.d
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Dubai, do te dalë të shtunën në orën 9:00 par...
Aktualitet
27 February 2026, 14:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi &e...
Aktualitet
27 February 2026, 14:12
D.S
SHKODËR- Dy prej protestuesve në Rrjoll kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasje me forcat policore dhe pë...