Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Bie zjarr në Muzeun Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve dhe bizneseve në zonën përreth
Kjo ka shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Siç shihet edhe në pamje, tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në ajër, duke alarmuar komunitetin përreth dhe duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e ndërtesave pranë.
27 February 2026, 15:43Nga E. D
pamjet
SARANDË- Flakët kanë përfshirë mesditën e sotme një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor. Flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për tu shndërruar në muze të Botës Nënujore.
Kjo ka shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Siç shihet edhe në pamje, tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në ajër, duke alarmuar komunitetin përreth dhe duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e ndërtesave pranë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Fatmirësist, nuk ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes./Dosja.al