26 April 2023, 16:25
Nga k.m.
Ardian Nikulaj
LEZHË- Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin duket se po zbardhet. Detaje të reja janë mësuar lidhur me autorin e vrasjes. e gjitha për shkak të mjetit që ai ka përdorur ditën e krimit. Motori i autorit u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër, ndaj për të mësuar më shumë rreth tij është shoqëruar në Policinë e Shtetit punonjësi i karburantit, i cili komunikoi me drejtuesin e motorit. Sipas tij, drejtuesi i motorit ishte i veshur si autori dhe ka folur në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit.
Ndërsa sa i përket motorit të përdorur ditën e vrasjes, ai dyshohet është blerë nga një vajzë në Shkodër.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.
ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
26 April 2023, 15:42
k.m.
Suel Çela
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendim...
Aktualitet
26 April 2023, 15:42
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të ...
Aktualitet
26 April 2023, 15:05
A.B
Policia
SHKODËR- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodës pasi u në një lokal duke thyer kë...
Aktualitet
26 April 2023, 14:46
A.B
Policia
KRUJË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgi...
Aktualitet
26 April 2023, 14:40
I.A
Policia
POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec mes dy të rinjëve. Mësohet se një 22-vjeçar...
Aktualitet
26 April 2023, 14:34
I.A
Mariglen Luka
ANGLI- Një adoleshent shqiptar është dënuar të hënën me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtor për prodhi...
Aktualitet
26 April 2023, 14:02
A.B
Fatos Lulo
TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, është marrë i pandehur për fshehje pasurie. Ai k&...
Aktualitet
26 April 2023, 14:06
F.M
Ardian Nikulaj
LEZHË- Janë gjetur rroba të djegura që dyshohet se i përkasin personit që vrau biznesmenin dhe eksponentin pol...
Aktualitet
26 April 2023, 13:38
A.B
Stiven Toshkësi
TIRANË- E dashura e Stiven Toshkësit ka dhënë dëshminë e saj për autoritetet. Gazetarja Anila Hoxha...
Aktualitet
26 April 2023, 13:29
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Vrasja e Ardian Nikulajt ka lënë pas shumë pikëpyetje, e një prej tyre është edhe shkaku e s...