5 July 2026, 11:16
Nga G.M
Violand Braçellari
TIRANË- Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri në Lozhan të Maliqit, është larguar nga Spitali i Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
43-vjeçari ndodhet tashmë i shtruar në spitalin e burgut pranë QSUT-s, ku do të vijojë trajtimin mjekësor nën masa të rrepta sigurie. Pas përfundimit të mjekimit, ai pritet të transferohet në një institucion të sigurisë së lartë, si burgu i Drenovës ose ai i Peqinit.
Sipas të dhënave të hetimit, Braçellari dyshohet se ka përdorur municion blindëshpues gjatë sulmit me armë automatike ndaj dy efektivëve të policisë. Si pasojë e të shtënave, Enea Mekolli humbi jetën pasi mori pesë plagë, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur.
Nga ekspertiza e armës së sekuestruar rezulton se fishekët e përdorur ishin të tipit blindëshpues, çka sipas hetuesve ka rritur fuqinë shkatërruese të sulmit. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se Braçellari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe se mbante vazhdimisht armë zjarri.
Prokuroria e Korçës ka regjistruar ndaj tij akuzat për vrasjen e punonjësit të Policisë për shkak të detyrës, vrasje të mbetur në tentativë ndaj një efektivi tjetër, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, si edhe kundërshtim me armë të punonjësve të Policisë së Shtetit. Për këto vepra penale ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Paralelisht, organi i akuzës ka nisur edhe një hetim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për të verifikuar mënyrën e organizimit të operacionit policor dhe rolin e drejtuesve të Policisë së Korçës. Në kuadër të këtij hetimi pritet të merren në pyetje disa efektivë dhe drejtues policie, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, si dhe nëndrejtori Eduart Allushi, për të sqaruar nëse kanë pasur informacion paraprak mbi rrezikshmërinë e Braçellarit./Dosja.al
violand braçellari enea mekolli policia e shtetit spitali i traumes
Aktualitet
5 July 2026, 11:11
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Media prestigjioze gjermane Der Spiegel i ka dedikuar një artikull protestës masive të djeshme në ...
Aktualitet
5 July 2026, 11:06
G,M
Pamje nga protesta
TIRANË- Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas protestës së fundit masive në Tiranë, duke e cilësuar ...
Aktualitet
5 July 2026, 10:55
G.M
Foto ilustruese
TEPELENË- Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë-...
Aktualitet
5 July 2026, 10:40
D.S
pamja nga jashte ghyjates
TIRANË- Situata para godinës së Gjykatës së Tiranës mbetet e tensionuar, ndërsa po ...
Aktualitet
5 July 2026, 09:28
D.S
TIRANË- 21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit do të dalin sot, në orën 09:30...
Aktualitet
5 July 2026, 09:20
D.S
Pamje nga xhami i thyer në Komisariatin nr 3
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, situata para Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka d...
Aktualitet
5 July 2026, 09:13
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria ka miratuar pr...
Aktualitet
5 July 2026, 08:58
D.S
Protestuesit tek Komisariati nr 3
TIRANË- Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës masive në kryeqytet janë...
Aktualitet
5 July 2026, 08:52
D.S
pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident dramatik ndodhi pas mesnate në qytetin e Korçës, ku një automjet doli ...
Aktualitet
5 July 2026, 08:35
D.S
pamje nga protesta
TIRANË— Agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press ka raportuar mbi kulmimin e protestave në Tiranë për...