7 August 2023, 12:29
Nga k.m.
Luljeta Preza
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovari, autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Në dëshminë e tyre të parë të dy autorët e kanë mohuar vrasjen, ndërsa përpara togave të zeza janë shprehur se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur.
Para gjykatës në Durrës ishin familjarët e 22-vjeçarit Brahimi. Mamaja e tij, Donika kërkoi dënimin maksimal për të birin, nëse vërtetohet se ai ka kryer vrasjen e se nëse është e vërtetë që ai ka vrarë 32-vjeçaren Preza, atëherë “të kalbet brenda” në burg.
“Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di, është e vërtetë apo jo. Nuk e di. Djali im është Aldo Brahimi. Nëse është e vërtetë, të kalbet brenda në qoftë se ka bërë djali im. Dua që të verifikohet kjo punë. Mblidhte kanaçe dhe pagure, e dinte tërë Fieri që ai mblidhte pagure, po ushqeheshe. Nuk është nga Durrësi. Jetojmë në Grabian. Kemi ardhur nga Lushnja. Më morën këta nga Durrësi. Më morën edhe burrin atje brenda. Më pyetën ku e ke djalin, unë i thashë vajti për pagure. Nuk është i martuar dhe nuk ka as fëmijë,”- tha Donika Hamzai.
Ndërsa njerku i tij, tregoi se Brahimi kishte 1 muaj që nuk shkonte në shtëpi, në Grabjan të Lushnjes.
“Unë jam me raport, kam ardhur këtu në Durrës, më dërgoi gruaja. Vajta te ura, e kërkova. Më thanë hajde këtu. Çfarë kërkon më thanë mua, Aldi i thashë unë. Po mbiemrin? Brahimi. Se ai nuk është djali im i vërtetë, është i gruas. E kërkova pas ngjarjes. Unë vajta rastësisht aty. Më thirrën aty pastaj mua. E kërkoj që po bën rreth një muaj i larguar nga shtëpia. Ishim bërë merak. E dinim që punonte. Ai kishte ikur nga Fieri, iku këtej pa dijeninë time. Ishte hera e dytë që largohej nga shtëpia,”- tha Sabri Hamzai.
aldo brahimi luljeta preza
Aktualitet
7 August 2023, 12:16
k.m.
Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri
Në manipulimin e prova për të shmangur zbardhjen e autorëve të vërtetë ndaj Taulant ...
Aktualitet
7 August 2023, 12:11
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sezoni veror ka shtuar fluksin në pikat e kalimit kufitar të Juglindjes së vendit. Sipas Policisë Kufitare...
Aktualitet
7 August 2023, 12:07
k.m.
Foto ilustruese
Bashkia Tiranë tashmë ka lidhur kontratën me operatorin fitues të procedurës “Ndërtimi i infrastruktur&...
Aktualitet
7 August 2023, 11:44
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria do të taksojë kasollet e lopëve, stallat dhe dhe stanet që blegtorët përdorin për të mbajtu...
Aktualitet
7 August 2023, 11:34
I.A
Autostrada Tirane-Durres
TIRANË- Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe Kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt n&eum...
Aktualitet
7 August 2023, 11:16
k.m.
Foto ilustruese
KOSOVË- Dy gra janë zhdukur në Ferizaj brenda dy ditëve ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas të dhënave ...
Aktualitet
7 August 2023, 11:07
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Tre anëtarë të ushtrisë në repartin e Zall Herrit janë lënë në burg ditën e ...
Aktualitet
7 August 2023, 10:58
I.A
Foto ilustruese
VELIPOJË- Një 17-vjeçar është shpëtuar ditën e sotme nga mbytja. Mësohet se ngjarja ka ndodh...
Aktualitet
7 August 2023, 10:13
k.m.
Sali Muça
KLOS- Kryeplaku i fshatit Kerr të Klosit, Sali Muça është dhunuar nga një bashkëfshatar. Ai ka denoncuar ...
Aktualitet
7 August 2023, 10:13
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Numri i njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla ka kaluar 15,000 persona deri më tan...