LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohen 2 policët që SPAK-u po verifikon. Hoqën përgjimet nga dosja “Pepaj”, dyshohet se morën 5 mijë € për manipulim provash

Të dy oficerët, janë duke u verifikuar nga SPAK, pasi ka të dhëna përmes komunikimeve se ata mund të jenë implikuar në shmangien e Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit në autorësinë e sulmit me armë ndaj Pepajt dhe Kolec Markut.

7 August 2023, 12:16 Nga k.m.
Zbulohen 2 policët që SPAK-u po verifikon. Hoqën përgjimet
Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri

Në manipulimin e prova për të shmangur zbardhjen e autorëve të vërtetë ndaj Taulant Pepaj në Shkodër, nuk është implikuar vetëm prokurori i çështjes, Xhevahir Lita. Përmes bisedave të zbërthyera në "Sky", prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë konstatuar përmbajtje komunikimesh që tregojnë dhe ngrenë dyshime të arsyeshme për implikimin e dy oficerëve të policisë Shkodër.

“Ora News” ka mësuar se dy oficerët që janë marë me veprimet hetimore për zbardhjen e atentatit ndaj Pepaj, janë efektivet me inicialet L. H dhe E. M. (“Ora News” për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor nuk po i publikon të plotë identitetin e policëve të përfshirë në dosje).

Të dy oficerët, janë duke u verifikuar nga SPAK, pasi ka të dhëna përmes komunikimeve se ata mund të jenë implikuar në shmangien e Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit në autorësinë e sulmit me armë ndaj Pepajt dhe Kolec Markut.

Njëherësh, dyshohet se ata kanë zhdukur nga dosja hetimore një përgjim të Taulant Pepaj, që përmente Bardhyl Mavrajn, djalin e xhaxhait të Behar Bajrit.

Rezulton se policet L. H dhe E.M, në muajin Shkurt 2021, kanë referuar materialin hetimor në prokurori, duke sugjeruar vijimin e hetimeve ndaj shtetasve Eljo Hato, Arsad Bashli, Shkëlzen Xhenje dhe Behar Zagani për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Ky material është marë nga prokurori Xhevahir Lita, i cili ka rregjistruar procedimin penal Nr.193, duke ndjekur në vijim veprimet hetimore me dy oficerët L.H dhe E.M.

Por përmes bisedave të zbuluara mes Eljo Hatos, Arsad Bashli, Bardhyl Mavraj dhe Xhevahir Lita, del se dhe oficerët e policisë janë paguar me 5 mijë euro për punën e mirë dhe ndihmën që kanë dhënë.

Madje në një moment në komunikime del se oficeri ka zhdukur nga fashikulli hetimor një përgjim telefonik, ku kapet Taulant Pepaj kapet duke i thënë një personi tjetër emrin e Bardhyl Mavrajt.

Arsad Bashli i thotë Bardhyl Mavraj, djalit të xhaxhait të Behar Bajrit duke i treguar se nga telefoni i tij (HIZOKF) do i shkruaj dikush tjetër, person i njohur edhe për Mavraj.

Në fillim të bisedës, Mavraj njofton personin që po përdor momentalisht telefonin e Bashlit dhe i dërgon mesazh si më poshtë:

"...Vlla fola me Xhevin dhe i ashtë duk pozitiv ky shoku dhe i ka lan porosi me pyt këtë jav Pepën edhe Bashlin dhe pasi të pytet Bashli lehet i lirë direkt me tha. Sa ti tregojne qe kujt ja ka dhan makinën dhe sa te pytet Pepa për Haton del nga kërkimi edhe Hatoja...".

Bardhyl Mavraj bisedon me prokurorin Xhevahir Lita, ku ky i fundit i tregon se ka lënë porosi që të kryhet deri në fund të javës (dyshohet për veprim hetimor) dhe se i ka thënë të pyesë djalin, "Arsad Bashlli" se kujt ja ka dhënë makinën dhe ta lë të lirë.

Xhevahiri i shprehet: "...i thashë nesë nuk e tregon se kujt ia ka dhënë të bej arrest ne vend...".

Më tej Lita dyshohet se i kërkon që të takojë oficerin e policisë gjyqësore dhe ta shtyjë që ta bëjë, pasi ai vetë i ka vendosur "piketa".

Lita i tregon edhe se si duhet të deklarojë duke dërguar mesazhet: "...do e pyes ate të demtuarin nese ka qene Hato aty apo jo dhe ai do thote qe Haton, e njoh po nuk ka qene ne vend ngjarje.........miku ta takojë Luanin, se ai i mbyll....

Takoje Pepën e thuaj nëse te pyesin perseri thuaj qe Hato nuk e kam pare ne vendngjarje, as ne qytet megjithese e njoh......po keshtu te thoje edhe për Bashlin...".

Ndërkohë gjatë një komunikimi mes një personi tjetër dhe Mavrajt, ai i tregon këtij të fundit lidhur me një takim që ka pasur me punonjës policie dhe e vë në dijeni që Taulant Pepa në përgjim telefonik rezulton se ka përmendur emrin e Bardhit (Bardhyl Mavraj) dhe se këtë përgjim, punonjësi policisë me të cilin është takuar do e heqë nga fashikulli.

Ai dërgon mesazhin: "...Vlla tash fola me të...Do të hekun dhe nji pergjim që i kan ba Pepës... Sepse ka fol kam shku, e Bardhi e jena pajtu ect ect...".

Personi që po përdor telefonin e Bashlit, i tregon edhe linjën e deklarimit që duhet mbajtur në momentin e pyetjes lidhur me makinën ku dyshohet për mjetin "AA 540 RF" në emër të Arsad Bashlit.

Bashli, i tregon që s'duhet të pranoj se e përdor këtë mjet, dërgon mesazhet: "... Qe makinen e ka ble ne emer tem Borana me ka than me ble makinen i kam than bleje skam hyp naj her ne at makine... E kam pas te parkume te shpija...Flet thirrjen kan me ja cu te baba...".

Ai i tregon gjithashtu se punonjësi i policisë, e ka pyetur se kur dëshiron që të pyetet.

Ndër të tjera i dërgon mesazhe edhe lidhur me veprimet që mund të bëhen në procedim dhe se çfarë zgjidhje mund të gjejnë për të lehtësuar pozitat e Shkëlzen Xhenje nëpërmjet deklarimit të Taulant Pepaj.

"... Hatoja del kollaj... Tha....Por ta shikojmë... Me shpëtu e me ja çu kanosje...dhe zenit...Ai duket pozitiv tha... Veç mos flitni se i q***t nanën tu fol... E kan thirr Pepën e din për ça ka ndodh...Do e thrrasin prap Pepën dhe ka me i thanë s'kan dasht me më vra...Por mu sqaru...". Prandaj hiç telefona se ca s'dalin muhabetet gjith ç'farit...".

Sipas përgjimeve, grupi duhet të paguajë 5 mijë euro tek policia, pasi ata i kanë ndihmuar shumë dhe se ndihmën më të madhe sipas tyre e ka dhënë policia.

Ndërsa 50 mijë euro duhet të dorëzoheshin në dy këste tek prokurori i çështjes, Xhevahir Lita.

Kjo shumë është dukur mjaft e madhe dhe e papërballushme, ndaj një person i paidentifikuar nga SPAK me kodin "Sky" TFQLAR shprehet duke përmendur dhe implikimin e oficerëve të policisë.

Ai dërgon mesazhet si më poshtë vijon: "... o vlla a ke fol qe t'ja lajm vetëm Zenit vlla...se mos të futet me gjet at tjetrin vlla...po ideja asht se me na shpall kerkim at na i merr lekt kot prz vlla....

...se po qe puna per me nejt kerkim ma mir rrim kshu dhe e mbyllim me gjykate prz. Se punen ma të madhe na e kan kry të policis vlla me than atë qa asht...edhe sa lek dona mi dhan 5 €...si me ken tu tall prz..."./OraNews

pëllumb gjoka behar bajri taulant pepaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin