9 May 2026, 10:49
Nga E. D

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosur mbeti Kostandin Vogli. Ky i fundit, ka deklaruar, se sherri me Viktor Ruçin ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.
Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve. Më tej, ai ka deklaruar, se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti. Vogli ka dhënë detaje edhe për natën e ngjarjes, ku thotë se kishte shkuar në lokal për tu sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.
“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli.
Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas. Gjatë përplasjes, viktima Rexhep Ismaili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj grupit të Tabakut, ndërsa më pas është qëlluar me pistoletë nga ky i fundit, duke humbur jetën në vend.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi Kostandin Vogli, i cili është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet është zbuluar se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, i cili është proceduar penalisht, ka fshehur armën zjarri automatike me të cilën qëlloi vëllai i ndjerë, së bashku me municion, e cila më pas është sekuestruar nga policia. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik./Dosja.al
rexhep ismaili viktor ruçi
Aktualitet
9 May 2026, 10:33
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pas përfundimit të protestës s...
Aktualitet
9 May 2026, 07:28
E. D
Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të ...
Aktualitet
9 May 2026, 07:24
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vra...
Aktualitet
9 May 2026, 07:21
E. D
Kapitali shqiptar e rriti sërish pjesën në tregun bankar për vitin 2025. Përqendrimi i tregut është në rënie p&eu...
Aktualitet
8 May 2026, 22:54
E. D
TIRANË- Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë...
Aktualitet
8 May 2026, 22:49
E.d
Personi lënduar
TIRANA- Një i moshur është lënduar këtë mbrëmje në protestën kombëtare të opozi...
Aktualitet
8 May 2026, 22:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Tre efektivë policie janë lënduar, si rrjedhojë e protestës së opozitës, ndërsa policia ka s...
Aktualitet
8 May 2026, 21:53
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Protesta e opozitës është drejt mbylljes së saj, ndërsa policia ka shoqëruar drejt ambienteve t&eu...
Aktualitet
8 May 2026, 21:42
E. D
VLORË- Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Radhimës në Vlorë ku flakët po i afrohen tre hoteleve në zon...
Aktualitet
8 May 2026, 21:06
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Protestuesit e opozitës kanë hedhur fishekzjarre, ndërsa policia iu është kundërpërgjigj...