Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas dëshmive, Mendes ishte personi i parë nga grupi që tentoi të ndalonte situatën. Në dëshminë e tyre, ata thonë se Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen, ishte pjesë e grupit që po ngacmonte gruan.

KSAMIL- Miqtë e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të së martës në Ksamil, kanë dhënë dëshmi në polici lidhur me dinamikën e ngjarjes. Bëhet me dije se të rinjtë janë marrë në pyetje nga policia gjatë pasdites të së enjtes dhe kanë deklaruar se Mendes kishte ndërhyrë pasi kishte parë një grua duke u ngacmuar në rrugë.
Sipas dëshmive, Mendes ishte personi i parë nga grupi që tentoi të ndalonte situatën. Në dëshminë e tyre, ata thonë se Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen, ishte pjesë e grupit që po ngacmonte gruan. Pas përplasjes së parë verbale, debati mes dy grupeve vijoi deri në hyrjen e një resort në Ksamil. Sipas dyshimeve të policisë, pikërisht aty ka ndodhur përplasja që përfundoi me vrasjen e 20-vjeçarit.
Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë. Mendes ndodhej në Shqipëri me miqtë e tij kur u përfshi në konfliktin që i mori jetën.
Si ndodhi ngjarja?
Luis Miguel Varela Mendes me shtetësi portugeze, por me banim në Francë u vra rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote”. Konflikti kishte nisur pas një feste në klubin “Principote” dhe më pas ka vijuar në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Personat e arrestuar
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.
Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”./Dosja.al
pamjet FRANCË- Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentet kaosi, ku policia franceze përplaset me em...
pamje nga arrestimi DURRËS- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane ësht&e...
Kleo Vrioni, Sara Brugnatelli ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën çif...
Jetmir Papaj TIRANË- Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpa...
pamjet TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë, ku një 33-vjeçar they me grus...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e qu...
KOSOVË- Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen nd&...
VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00 zonën mbi fshatin Dukat të Vlorës. Fi...
Sokrat Vata SARANDË- Sokrat Vata dhe 10 personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit protugez, Luis Miguel Varel...
pamje nga protesta TIRANË- Sot mbahet protesta e 83-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpë...