Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Vrau një efektiv të ‘Shqiponjave’ dhe plagosi një tjetër, del foto e autorit në Maliq! 43-vjeçari një person me rrezikshmëri të lartë
43-vjeçari, ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
4 June 2026, 09:10Nga E.d
Violand Braçellari
KORÇË- Personi që shihni në foto është Violand Braçellari, autori i ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e sotëm në Maliq. 43-vjeçari, ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ngjarja ndodhi në Maliq, ku gjatë një operacioni për kapjen e Braçellarit, u vra një polic dhe u plagos kolegu i tij. Mësohet se ky i fundit, Edison Adri, ndodhet në gjendje të rëndë. Fillimsht ai është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore./Dosja.al