11 May 2025, 23:31
Nga r.ll
pamje nga zyra
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm në rrugën Marko Boçari, ku eksponentë të Partisë Demokratike denoncuan se kishin zbuluar një zyrë patronazhimi. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se pas denoncimit nga Belind Këlliçi, shërbimet e policisë shkuan në vendin e pretenduar si zyrë elektorale, dhe janë ushtruar kontrolle.
Nga kontrollet në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, njoftohet se në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Lidhur me ngjarjen, policia njofton se janë marrë kallëzime nga Këlliçi dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe, kundrejt njëri-tjetrit. Gjithashtu bëhet me dije se hetimet mbi ngjarjen vijojnë dhe s grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Informacion paraprak
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.
Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.
Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.
Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.
policia belind kellici incidenti te marko bocari
Aktualitet
11 May 2025, 22:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur numërimi i votave të diasporës te cilat janë grumbulluar te Parku Olimpik. Bëhet me dije se ...
Aktualitet
11 May 2025, 22:42
Geri Emiri
pamje nga durresi
DURRËS- Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit n&eu...
Aktualitet
11 May 2025, 22:29
r.ll
foto nga dibra
PESHKOPI- Ka përfunduar dorëzimi i 100 kutive me fletët e votimit KZAZ në Dibër. Për pak çaste pritet t...
Aktualitet
11 May 2025, 22:15
r.ll
foto ilustruese
KAMËZ- Procesi i numërimit të votave pritet të nisë brenda pak çastesh në Kamëz. Nga 89 kut...
Aktualitet
11 May 2025, 22:10
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Materialet e votimit janë dorëzuar në KZAZ 55 dhe 56 në Lushnje. Deri më tani numërimi ka nisur n&eu...
Aktualitet
11 May 2025, 21:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasp...
Aktualitet
11 May 2025, 21:19
r.ll
TIRANË- 42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedhjet për pë...
Aktualitet
11 May 2025, 20:04
r.ll
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në një dalje për mediat se rezultati për votimin në Vorë dhe nj&...
Aktualitet
11 May 2025, 19:55
M.L
POGRADEC- Një konflikt është regjistruar gjate ditës së sotme në një qendër votimi në Pogradec, ku ësht...
Aktualitet
11 May 2025, 19:49
r.ll
celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit t&eu...