Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.
TIRANË- Emisioni Fiks Fare zbulon një tjetër skandal në fushën e sigurisë ushqimore. Në vazhdën e shumë investigimeve që Fiksi ka bërë mbi sigurinë ushqimore, një tjetër aktivitet i paligjshëm u denoncua nga ky emision. Aktiviteti i paligjshëm përpunonte në kushte skandaloze mish pule dhe e shiste në fast food-e në zona të ndryshme të kryeqytetit. Fiksi solli pamje të ambientit të cilat ishin një garazh makinash i përshtatur si ambient punishteje, në të cilin punonin 6 punëtorë.
Kofshët e pulës të pashoqëruara nga asnjë dokument shoqërues, se ku merreshin dhe ku çoheshin, mbaheshin në vaska të mëdha pa asnjë kusht higjeno-sanitar. Emisioni investigativ sinjalizoi për këtë skandal Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili kërkoi ndihmën e autoriteteve të tjera, si Krimi ekonomik dhe Policia e Shtetit, pasi ky aktivitet nuk kishte asnjë dokumentacion dhe në këto kushte përbënte vepër penale. Falë denoncimit të Fiksit, të gjitha institucionet që inspektuan aktivitetin bënë në fund bllokimin e tij. U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.
Në emër të Bashkim Hajdinit, që ishte pronari i punishtes ekzistonte vetëm një nipt për një automjet sipas të cilit e përdorte për shpërndarjen e produkteve për fast-food-e. Duke qenë i ligjëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ushtronte kontroll mbi të, të cilin e bllokuan për mungesë kushtesh. Ndërkohë krimi ekonomik vendosi mbylljen e aktivitetit të përpunimit. Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të aktivitetit mbi të cilin rëndojnë tre vepra penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Duke qenë se ky produkt i pasigurt shkonte nëpërmjet fast food-eve te konsumatori, Shefi i Departamantetit të Riskut dhe Komunikimit pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tomi Kola, tha për emisionin Fiks Fare se janë inspektuar edhe 3 fast food-e në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, subjekte të cilat i tregoi pronari i punishtes.
Kola tha se në njërin prej fast food-eve u gjet sasi e këtij malli dhe u sekuestrua menjëherë, ndërkohë u morën masa për subjektin.Në dy subjektet e tjera, në njërin u sekuestrua gjiroja dhe u dërgua për analizim dhe në tjetrin nuk u gjetën produkte. Por jo vetëm aq, duke u nisur nga ky rast sipas z.Tomi do shtohen kontrollet e rastësishme në gjithë kryeqytetin.
Marrë nga TOPCHANNEL
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin te Kodra e Diellit, ku u vra Skerdilajd Sanaj, të cilin mediat i ngatër...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar dy raste ku Shqipëria është shumë inferiore ndaj shteteve të tjera. I ftu...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hakerimin e SHISH dhe publikimin e databazës që përmban punonj&eum...
Ilir Paja TIRANË- Ilir Paja, 49 vjeç, një person i rrezikshëm dhe i kërkuar nga drejtësia italiane është vën...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se se kapja e kokainës sw sotme mund të jetë e të njëjtës linjë, me nj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mendon se trendi i lëvizjes së shqiptarëve do të ndryshojë. Në një intervist...
Efektivët TIRANË- Punonjësit e policisë së shtetit prej më shumë se 10 muajsh nuk marrin dietat që nënkupton p...
Aksidenti VLORË- Pamjet e aksidentit mëngjesin e sotëm në Vlorë janë bërë publike. Në videon e siguruar n...
Vasil Kalivas SARANDË- Vasil Kalivas, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, qytetar i Finiqit ka denoncuar kryebashkiakun e Fiqini...
Dhoma Amerikane e Tregtisë TIRANË- Dhjetëfishimi i gjobave për bizneset që bëjnë evazion është antikushtetues....