13 November 2022, 19:45
Nga k.m.
Godina e SHISH
“Publikimi strukturës të Shërbimit Informativ Shtetëror, një ngjarje katastrofike për sigurinë e Shqipërisë me pasoja shkatërrimtare.”
Ky ishte komenti ish kolonelit të inteligjencës ushtarake britanike Philip Ingram për gazetën Mail on Sunday. Por si mundën hakerat e Iranit të depërtojnë në kopjuterat e inteligjencës shqiptare? Një burim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu në SHISH dha këtë përgjigje.
“Kopjuterat në Aparatin Qendrorë tek zyrat e inspektorëve të drejtimit dhe analizës, kanë edhe sistemin TIMS. Të dhënat e para na sugjerojnë se hakerat mund të kenë hyrë nga këtu dhe kanë marrë çdo gjë në këto kopjutera. Mund të kenë marrë shumë informacione si, emra dosjesh, të dhëna operative etj. Njerëzit në shërbim janë të alarmuar duke pritur se çfarë tjetër do të publikojnë”, tha zyrtari i SHISH.
Zyrtari i SHISH tregon për klimën e krijuar në këtë institucion pas daljes të emrave.
“Tashme asnjë punonjës nuk është më i qetë dhe situata tek drejtuesit është ulëritëse. Shumë inspektorë janë trembur, sepse mendojnë se kanë marrë informacione që mund ti dekonspirojë. Në SHISH priten shumë lëvizje. Në pritje çfarë do bej Olian Kanushi, në një kohë kur janë të gjithë të dekonspiruar në pozicionet e tyre”.
Për qëllimin e publikimit të këtyre të dhënave zyrtari SHISH thotë:
“Besoj se hakerat e Homeland-Justice me publikimin e listës të drejtuesve të SHISH , synojnë të shkatërrojnë dhe dekonspirojnë të gjithë strukturën e Aparatit Qendrorë, bashkë me drejtuesit e drejtorive në prefektura. E gjitha kjo është përgjegjësi e drejtorisë së IT e mbushur me të paaftë e me lidhje nepotike”, tha zyrtari i SHISH.
Deri më tani SHISH nuk i është përgjigjur kërkesës të Top Channel për të komentuar dëmin e shkaktuar nga publikimi këtyre të dhënave./TopChannel
shish irani sulmon shqiperine
Aktualitet
13 November 2022, 19:39
k.m.
Foto ilustruese
Fashikujt hetimorë të SPAK tregojnë se të huajt ju lanë mbi tavolinë autoriteteve shqiptare skemën se si...
Aktualitet
13 November 2022, 19:25
a.l.k.m.
Ion Daci
BRITANI E MADHE- Shqiptarja Ion Daci që jeton në Angli dhe njihet si influencer në rrjetin social në "Tik Tok" ka reaguar p&eu...
Aktualitet
13 November 2022, 18:46
k.m.
Shpërthimi në Turqi
STAMBOLL- Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton ...
Aktualitet
13 November 2022, 18:28
k.m.
Zamiri dhe Adile Çifti
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë nj&e...
Aktualitet
13 November 2022, 18:09
A.B
Emisioni
TIRANË- Nga investigimi për shpërndarësit e drogës, dalin në drite akuza të rënda për zyrtarë t...
Aktualitet
13 November 2022, 18:02
A.B
Telefonata
TIRANË- Telefonata e Spartak Dyrmishi me gazetarët shqiptarë do të jepet mbrëmjen e sotme në emisionin 'Piranjat'....
Aktualitet
13 November 2022, 17:48
A.B
Adriatik Doçi
TIRANË- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Adriatik Doci duke e cilësuar si akt të...
Aktualitet
13 November 2022, 17:21
A.B
Adriatik Doci
TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi ka falenderuar të gjithë miqtë dhe kolegët të cilët e dënuan su...
Aktualitet
13 November 2022, 16:58
k.m.
Foto ilustruese
Jo vetëm kreditë, por shqiptarët nga dita në ditë po fundosen në borxhe të përditshme që i mar...
Aktualitet
13 November 2022, 16:51
A.B
Infektivi
TIRANË- Gjatë 24 orëve janë infektuar me Covid 18 persona. Ministria informon se janë kryer 292 testime, nga të cil...