LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i të rinjve

Qasja në informacion, edukim dhe kujdesi ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues gjatë pandemisë Covid19

6 May 2023, 20:06 Nga DOSJA
Zëri i të rinjve
Takimi

Krizën më të madhe shëndetësore, socio-ekonomike në të gjithë botën e ka shënuar pandemia globale Covid-19, të paktën në tri dekadat e fundit. Ekspertët e shëndetit, organizatat që në fokus kanë të rinjtë dhe politikat shëndetësore në vendet e Ballkanit dhe Europës, autoritete të vendit u bënë bashkë në Tiranë për të diskutuar mbi reagimin dhe strategjitë e ndjekura nga vendet respektive që të rinjtë, gratë, grupet e margjinalizuar të kishin akses të plotë në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Hulumtimi 3 vjeçar i Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në Shqipëri, Instituti për Popullsinë dhe Zhvillimin në Bosnje, Shoqata e planifikimit familjar në Bullgari, Qendra për Këshillimin, Shërbimet Sociale dhe Hulumtimin në Kosovë dhe Shoqata e Edukimit dhe Hulumtimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut është një dokument që tregon që të rinjtë ende përballen me aksesin e kufizuar në shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Në këtë raport evidentohet se 15% e adoleshentëve raportuan nevojë më urgjente për informacion për marrëdhëniet seksuale. Nga të cilët 11% e të rinjve dhe adoleshentëve në zonat rurale raportuan urgjencë më të lartë në informacion për marrëdhënie seksuale të sigurta.

Përtej informacionit dhe marrëdhënieve të sigurta intime, të rinjtë kanë raportuar mbi efektet negative të pandemisë në gjendjen psikologjike dhe shëndetin mendor. 54% e të rinjve janë shprehur se kanë përjetuar gjendje negative gjatë pandemisë dhe 63% e tyre kanë shfaqur situata dhe problematika të shëndetit mendor.

Pandemia u shoqërua gjithashtu me rritje të numrit të incidenteve të dhunës me bazë gjinore dhe pati kufizime të shprehjes së lirisë të identiteti gjinor si dhe orientimit seksual për komunitetin LGBTI që përjetuan ndarje fizike nga partnerët e tyre.

Referuar aksesit në shërbimet shëndetësore dhe qasjes së të rinjve në institucionet spitalore dhe ekspertët e shëndetit, 75% e tyre kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është të kesh mjek familjeje dhe të raportosh mbi problematikat shëndetësore. Gjithashtu prezenca e mjekut të familjes dhe informacioni mbi edukimin seksual ka sjell një qasje pozitive dhe të shëndetshme tek të rinjtë. 53% janë shprehur pozitivisht për impaktin që kanë patur me mjekët e familjes dhe aksesin në shërbimet shëndetësore.

Zëri i të rinjve
Elona Gjebrea, Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin Elona Gjebrea si organizatore dhe mirëpritëse e këtij aktivitetit e vuri theksin në rëndësinë që kanë panele të tilla duke bërë bashkë aktorët më të rëndësishëm me qëllim nxitjen e të rinjve për aksesin në informacion dhe shërbimet shëndetësore.

‘Të rinjtë në situata të pambrojtura në Ballkanin Perëndimor përballen me shumë pengesa për aksesin në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues. Gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ata kishin pengesa shtesë për të aksesuar informacionin, mbështetjen dhe kujdesin. Anëtarët dhe partnerët e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, të mbështetur nga Zyra Rajonale e IPPF EN, po mbështesin të rinjtë që të bëjnë fushatë për politika dhe programe që forcojnë sistemet shëndetësore dhe rrisin aksesin në kujdes dhe duke mos lënë askënd pas, në dhe përtej situatave emergjente”- shpreh Znj. Gjebrea.

Zëri i të rinjve
Lena Luyckfasseel, Drejtore Zyra Rajonale e rrjetit evropian IPPF

“Është e rëndësishme që shërbimet shëndetësore sidomos ato për shëndetin seksual dhe planifikimin seksual të jenë të aksesueshëm për të gjithë të rinjtë. Më e rëndësishme në këtë proces është që këto shërbimet të jenë gjithashtu orientuese dhe miqësore. Ajo që mësuam nga pandemia, ishte që Covid 19 solli pasoja në aspektin socio-ekonomik dhe në atë shëndetësor. Përmes projektit “Zëri i të rinjve’ ne synojmë që të rrisim njohuritë tek kjo kategori, të nxisim fuqinë e të rinjve që kanë në shoqëri si dhe të nxisim bashkëpunimin me aktorët e përfshirë në këtë proces. Të rinjtë janë pjesa më e rëndësishme e këtij studimi ndaj të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet tona për të zgjeruar aksesin për informacionin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore” - Lena Luyckfasseel, Drejtore e Programit dhe Performancës- Zyra Rajonale e rrjetit evropian IPPF.

Zëri i të rinjve
Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ndërsa Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e vuri theksin në strategjinë e qeverisë shqiptare ku në fokus ka arsimin, edukimin dhe rritjen e aktivitetit sportiv në shkolla.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e të rinjve pasi zëri i tyre nuk është dëgjuar gjithmonë. Ne kur flasim për të rinjtë, flasim për arsimin, flasim për shëndetin të cilët janë elementët më të rëndësishëm. Qeveria Shqiptare, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka hartuar dhe po implementojnë strategjinë 2022-2029 ku dëgjohet zëri i të rinjve si zëri më i rëndësishëm në komunitet. Në këtë mënyrë ne kemi shprehur të gjithë gatishmërinë që vëmendja jonë janë të rinjtë dhe shëndeti i tyre. Kemi ndërmarrë iniciativa të tjera të rëndësishme si përfshirjen e programit të sportit. Ne aktualisht kemi mbi 700 ekipe sportive në shkolla dhe mbi 220 klasa sportive dhe do të vazhdojmë të punojmë që të rinjtë të kenë më shume akses në informacion, në aktivitet sportive dhe në struktura ku ofrohet kujdesi shëndetësor.

Zëri i të rinjve
Nina Guga, Zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit

Znj. Nina Guga, Zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit tha se “Edukimi seksual është i rëndësishëm dhe për zhvillimin social-ekonomik. Është një numër i vogël i të rinjve që nuk e kanë aksesin në arsimin formal dhe nisur nga kjo situatë ne jemi të fokusuar të punojmë me këtë grup pasi i mungojnë informacionet e duhura. Në partneritet me organizuarat për të ofruar programe gjithëpërfshirëse të edukimit seksual në mënyrë që të arrijmë të gjithë grupmoshat arsimore si dhe zonat rurale të largëta që mund të përballen me kufizime në aksesin për informacion dhe shërbimet shëndetësorë. Besojmë se edukimi seksual është një e drejtë e të gjithë të rinjve për promovimin e shëndetit, dinjitetit dhe të drejtat e tyre njerëzore. Jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë partnerët që të rinjtë të kenë akses në edukimin seksual pavarësisht zonës apo statusit të tyre social-ekonomik”.

Mesazhet e përcjella nga të rinjtë ishin të qarta ndërsa rekomandimet e dala nga ky takim i zgjeruar i rrjetit të organizatave të Ballkanit dhe Europës  konsistojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për aksesin e të rinjve në informacion, kujdes i veçantë që duhet të jetë ndaj ekspozimit ndaj materialeve të dëmshme sidomos për të miturit duke qenë se smartphonet dhe interneti është burimi i parë dhe i rëndësishëm për informacion. Vijueshmëria për edukimin seksual, trajnimi i mësuesve dhe edukatorëve si dhe shtimi i përpjekjeve për uljen e diskriminimit dhe fenomeve të tjera të bullizimit apo dhunës në tërësi.

covid- elon gjebrea bora muzhaqi nina guga lena luyckfasseel


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin