23 June 2026, 11:18
Nga G.M
Jan Prenga
TIRANË- Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Rexhepi nuk ishte i pranishëm në seancë së bashku me të pandehurin Aldo Manjishta, ndërsa të pandehurit Gentian Funiqi, Artan Docaj, Marin Bleta, Geraldo Martini dhe Korado Kështenja do të gjykohen në mungesë.
Aktet dhe provat e reja që ka sjellë Prokuroria kanë njohur mbrojtjen e të pandehurve, ndërsa janë kundërshtuar. Ata pretendojnë se gjykimi është në themel dhe nuk mund të ketë komunikime të reja nga Sky Ecct të cilat sipas tyre pretenohet se janë të paplota. Pas kësaj, gjykata do të marrë vendimin për pranimin ose jo të këtyre provave ndërkohë që seanca e radhës është më 30 qershoor, ora 9:30.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. /Dosja.al
dritan rexhepi gjykata e posacme jan prenga gentian funiqi artan docaj marin bleta geraldo martini korado kështenja
Aktualitet
23 June 2026, 11:00
Elton Qyno
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek komplek...
Aktualitet
23 June 2026, 10:52
E. D
Van Cleve
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve i ka dhë një mesazh të fortë Kryeministrit E...
Aktualitet
23 June 2026, 09:33
G.M
Besnik Koldreu
LEZHË- Bashkëpunëtori në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, i ë...
Aktualitet
23 June 2026, 09:07
E. D
Policia e Shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese...
Aktualitet
23 June 2026, 07:35
E. D
Florian Bieber
TIRANË- Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mijëra njerëz dolën përsëri në rrug&eum...
Aktualitet
23 June 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundr...
Aktualitet
23 June 2026, 07:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulj...
Aktualitet
23 June 2026, 07:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një re...
Aktualitet
23 June 2026, 07:17
E. D
TIRANË- Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në t&eu...
Aktualitet
23 June 2026, 07:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti paras...