Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se, flakët po përhapen në një terren të vështirë malor, duke nxitur një operacion masiv të emergjencave civile nga toka dhe ajri.
PUKË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan të Bashkisë Pukë. Mësohet se, flakët po përhapen në një terren të vështirë malor, duke nxitur një operacion masiv të emergjencave civile nga toka dhe ajri.
Operacioni po zhvillohet përmes një ndërhyrjeje të koordinuar nga toka dhe ajri, ku po marrin pjesë 6 automjete zjarrfikëse, 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 punonjës bashkiakë, 30 vullnetarë, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.
Paralelisht, 3 helikopterë të FA-së po veprojnë pa ndërprerje nga ajri për neutralizimin e flakëve në zonat më të vështira. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, autoritetet kanë nisur edhe evakuimin e banorëve më të ekspozuar ndaj rrezikut, duke u dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit mes AKMC-së, Prefekturës Shkodër, Policisë së Shtetit dhe ushtrisë, rreziku më i madh për zonën e banuar tashmë ka kaluar. Operacioni vijon në terren deri në vënien e plotë të vatrës nën kontroll.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
"Në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor.
Në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të FA-së. Aktualisht vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës.
Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.
AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.",njofton Mbrojtja./Dosja.al
SHKODËR- Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë ujor të ndodhur pasditen e sotme n&eu...
Rana e Hedhun SHËNGJIN- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë ujor i ndodhur ditën e sotme në z...
Puke PUKË- Një vatër e fuqishme zjarri ka marrë përmasa të mëdha në territorin e bashkisë Pukë, duke...
Rana e Hedhun LEZHA- Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur në Shëngjin, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetë...
Pamje nga takimi POLIÇAN- Reforma e re terrioriale e propozuar nga PS, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa t&eu...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur fort ...
Foto ilustruse VLORA- Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku ...
pamje nga vendngjarja KRUJË- Një vatër zjarri e shpërthyer në fshatin Bilaj të Krujës ka marrë përmasa t...
Spitali i Vlorës VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person është dhunuar me sen...
Bekim Bulica Teksa policia kriminale është vënë në ndjekje të Daniel Gjanës dhe Bekim Bulicës, si persona të d...