Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle (VIDEO)
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ndërhyri për shuarjen e flakëve.
28 September 2026, 07:26Nga E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Dy vatra zjarri kanë rënë mbrëmjen e kaluar në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër. Një automjet ësht përfshirë nga flakët në orën 23:15, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë në afërsi të vendit të ngjarjes, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një kasolle ku ishin grumbulluar materiale të vjetra.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ndërhyri për shuarjen e flakëve. Automjeti u dogj plotësisht, por zjarri nuk shkaktoi dëme të tjera materiale. Ndërkohë, në orën 23:25, zjarrfikësit ndërhynë edhe në kasollen ku kishte rënë zjarr. Nga flakët u dogjën disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale./Dosja.al