Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në disa prej këtyre zonave zjarret janë me intensitet të ulët ose janë izoluar pjesërisht dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Në Shtuf të Mirditës, zjarri mbetet aktiv, ndërsa terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Situata më e rënduar vijon në Gojan-Gjegjan të Pukës, ku operojnë rreth 190 forca në terren. Ndërhyrja vijon edhe në Tenë të Mirditës, Dukat të Vlorës, Malin e Dajtit dhe Bërshi të Klosit.
Në disa prej këtyre zonave zjarret janë me intensitet të ulët ose janë izoluar pjesërisht dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Në Shtuf të Mirditës, zjarri mbetet aktiv, ndërsa terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.
Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 270 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se fjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.
Në operacionet e djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Gojan–Gjegjan, Pukë vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren: 32 efektivë MZSH me 7 mjete zjarrfikëse, 13 punonjës të shërbimit pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të FA. Në mbështetje janë 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së.
Në Tenë, Mirditë, operacioni vijon me 30 efektivë të FA, mjete zjarrfikëse të FA dhe Bashkisë Mirditë, shërbimin pyjor dhe strukturat vendore. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Në Dukat, Vlorë – vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët. Sot operojnë 77 forca: 10 efektivë MZSH, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 55 efektivë të FA-së. Nuk rrezikohen banesa.
Në Malin e Dajtit, Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht, ndërsa sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Bërshi, Klos , pas vënies nën kontroll, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në operacionin e deritanishëm janë angazhuar 85 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, si dhe mjete zjarrfikëse.
Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
foto ilustruese LEZHË- Disa vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive në qarkun e Lezhës. Konkretisht, zjarri i ardhur ng...
Disa persona shihen afër vendit ku u kryen gërmime në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut KOSOVË- Gjetja e mbetjeve ...
pamjet nga aksidenti DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për t...
foto ilustruese ANGLI- Ministria e Brendshme britanike mund të pengohet të deportojë shumë djem të rinj, viktima të trafikimi...
foto ilustruese CËRRIK- Një vatër zjarri ka përfshirë gjatë natës fshatin Gjyralë, pjesë e Bashkisë s&eum...
pamje nga protesta TIRANË- Këtë të shtunë mbahet protesta e 84-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi s...
TIRANË- Prej dy vitesh, Shqipëria po përpiqet ta përdorë tokën publike për të financuar zyra, stadiume dhe godina t&eu...
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2025 u prodhua sasia më e ulët e pijeve freskuese n&eu...
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kur...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime ...