Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë.
TIRANË- 31 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa tre prej tyre vijojnë të jenë aktive. Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjashtë vatra të tjera janë nën mbikëqyrje, ndërsa pjesa tjetër e zjarreve të raportuara janë shuar. Ndërkohë, situata është përmirësuar në Pukë, ku zjarret në Tërbun, Gojan dhe Gjegjan janë vënë nën kontroll.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Bazuar në informacionet e raportuara nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.
Tre vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës. Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 efektivë zjarrfikës, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Sot operacioni vijon me 20 efektivë të FA-së dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Ballenjë, Dibër, vatra vijon aktive në terren të thepisur dhe shkëmbor; për ndërhyrjen janë angazhuar 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në Qafën e Helmës, Bulqizë, vatra vijon aktive dhe mbahet nën monitorim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara.
Situata paraqitet e përmirësuar në Pukë. Në zonën e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 83 forca, të mbështetur 40 efektivë të FA-së, dhe 1 helikopter të FA-së. Zjarri në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen nën monitorim.
Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave të raportuara janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohen situata me rrezik për zonat e banuara nga vatrat aktive. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
Foto Ilustruese SHBA- Në konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë presidenti amerikan Donald Trump po e përshkal...
Foto Ilustruese GOLEM- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit në Golem, ku një motomjet me dy pe...
Harta TIRANË- Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndër...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
pamje nga arrestimi FIER- Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rënd&...
pamje nga shoqërimi TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së 86-të përpara godinës së...
foto ilustruese LUSHNJË- Është vendosur në pranga 45-vjeçari Florion Dalladaku, autori i krimit të rëndë familjar...
foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Lushnjën mbrëmjen ...
foto ilustruese LUSHNJË- Është identifikuar autori i krimit të rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme në fsha...
Foto nga vendngjarja LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Lushnjes, ku një krim brenda familjes ka p...