31 July 2024, 20:49
Nga M.B
Pirro Vengu
TEPELENA- Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri i FA janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, ku era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ndërhyrja e menjëhershme e forcave bëri të mundur të shmanget rreziku për një nga banesat.
Ndërkohë mësohet se situatën e ndoqi nga afër vetë Ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote dhe Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia. Teksa parashtroi situatën, Vengu tha se është kërkuar edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, në rast se do të kishte evakuime pjesore.
“Në një moment patëm vështirësi në përballimin e flakëve që po afroheshin në mënyrë të beftë, por kemi arritur të minimizojmë dëmet. Kemi ndërhyrë edhe me helikopter, duke arritur të kemi një mbulim sa më të mirë të situatës. Në Luzat është bërë një punë mjaft e mirë, janë shpëtuar shtëpitë, të cilat rrezikonin. Edhe banorët në këtë fshat kanë bërë një punë shumë të mirë për mirëmbajtjen e tokave të tyre, duke lehtësuar edhe punën dhe përpjekjen e FA për të ndërhyrë apo për të patur akses”, tha Vengu.
zjarret ne vend
Aktualitet
31 July 2024, 20:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAk ka nisur për gjykim dosjen me 4 të pandehur, shtetas të huaj, që dyshohet se kanë vepruar si gru...
Aktualitet
31 July 2024, 19:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj, i cili kërkoi të shfuqizohet urdhri i mi...
Aktualitet
31 July 2024, 19:38
E. D
foto ilustruese
FIER- Një 90-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga tymi. Mësohet se i moshu...
Aktualitet
31 July 2024, 19:10
E. D
pamje nga zjarri
TEPELENË- Vatra e zjarri në Tepelënë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme. Gjithashtu flakët jan&eu...
Aktualitet
31 July 2024, 19:10
E. D
foto ilustruese
ITALI- Emigrantët e shpëtuar në det ndërsa përpiqeshin të arrinin në Itali mund ta shohin veten të ...
Aktualitet
31 July 2024, 18:49
M.B
Fatri Pashnjari
BRITANI- Shqiptari Fatri Pashnjari, i kapur duke punuar si kopshtar në një fermë kanabisi në Swansea, m&eu...
Aktualitet
31 July 2024, 18:27
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Policia italiane ekzekutoi një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria Publike e Luças ndaj nj&eum...
Aktualitet
31 July 2024, 18:19
E. D
pamje nga vendngjarja
BELGJIKË- Gjykata penale e Leuven në Belgjikë ka dënuar 9 shqiptarë me dënime deri në 5 vjet burg....
Aktualitet
31 July 2024, 18:13
I.A
Harta
TIRANË- Organizata më e madhe në botë për median dhe gazetarët, 'Reporterët Pa Kufij' (RSF) kanë publikuar ra...
Aktualitet
31 July 2024, 18:09
M.B
Droga
ITALIA- Ditën e djeshme në Albenga të Italisë, policët e komisariatit të PS Alassio kanë arrestuar një 4...