Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Zjarri tragjik në Maliq! Mbërrin në QSUT vogëlushja, flet xhaxhai i 6-vjeçares: Të dy fëmijët të sëmurë me autizëm, babai i punonte në ndërtim
Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën. E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë.
19 October 2025, 18:26Nga M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Ngjarja tragjike që tronditi Maliqin këtë të diel, mori jetën e Merjeme Hazisllarit, dhe djalit të saj Luka Hazisllari, 14 vjeç. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e djegie-plastikës në QSUT.
Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën. E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë.
Zjarri dyshohet të ketë rënë nga një sobë me dru, e përdorur për ngrohje, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim./ Dosja.al