24 April 2024, 20:59
Nga I.A
Sigfrido Ranucci
TIRANË- Zëvendësdrejtori i RAI-t, Sigfrido Ranucci, deklaroi se programi investigativ Report në RAI3 do të vazhdojë edhe të dielën që vjen duke trajtuar çështjen që tronditi themelet e qeverisë së Edi Ramës. Në intervistën në SYRI TV, Ranucci tha se reportazhi i tyre nuk është sulm ndaj popullit shqiptar, pasi çdo gjë është thënë me emër dhe mbiemër.
‘Këtë duhet ta them qartësisht, nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që sipas meje është shumë i afërt me ne. Absolutisht nuk duhet të përgjithësojmë. Është një transmetim shumë kritik, por ne nuk duam të përgjithësojmë. Ne kemi folur për çështje me emra dhe mbiemra. Kur ka përgjegjësi penale, ka emra dhe mbiemra. Nuk është sulm për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Fakti që është përdorur Rama dhe Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është aspak i vërtetë. Sikurse nuk e keni parë, as nga ana e qeverisë italiane, as nga qeveria shqiptare, nuk kemi pasur fatin që të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet,’ tha Ranucci.
Duke iu përgjigjur direkt komentit të Edi Ramës sot në italisht, i cili e niste përgjigjen duke cituar si zakonisht gjyshen e tij, Ranucci tha se i adhuron gjyshet, por se nuk e ha presionin.
"Unë i adhuroj gjyshet. Gjithmonë kam shkuar mirë me gjyshet e mia. Respekt që ka përmendur gjyshen Rama, por ky mendim i gjyshes nuk mund të perceptohet si presion. Unë nuk e marr si presion. Mendoj se Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte.Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse Report zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e Reportit, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne," deklaroi gazetari italian.
sigfrido ranucci
Aktualitet
24 April 2024, 20:53
I.A
Skënder Çela
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gju...
Aktualitet
24 April 2024, 20:24
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI - Një shqiptar me iniciale E.K tentoi ti jepte ryshfet zyrtari të Drejtorisë së Policisë në...
Aktualitet
24 April 2024, 20:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë...
Aktualitet
24 April 2024, 20:23
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë...
Aktualitet
24 April 2024, 20:02
I.A
Sigfrido Ranucci
TIRANË- Gazetari italian, Sigfrido Ranucci ka deklaruar se dokumentet e tyre që kanë përdorur janë marrë nga...
Aktualitet
24 April 2024, 19:54
I.A
Sigfrido Ranucci
TIRANË- Drejtori i programit Report në RAI 3 dhe drejtues i rrjetit publik italian RAI Sigfrido Ranucci, foli pwr telefonatwn e ...
Aktualitet
24 April 2024, 19:50
I.A
Sigfrido Ranucci
TIRANË- Drejtuesi i programit të njohur investigativ Report në RAI3, Sigfrido Ranucci bëri deklarata të forta n&e...
Aktualitet
24 April 2024, 19:34
E. D
foto ilustruese
ZVICËR- Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e ...
Aktualitet
24 April 2024, 18:57
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy persona, procedohen pesë dhe shpallet në kërkim një tjetër në Fier për vepra t&...
Aktualitet
24 April 2024, 18:25
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit mbi administrimin e Parku...