Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Zv.Presidenti i gazetarëve europianë: Media në Shqipëri sulmohet, nuk duhet të ketë frikë politikanët
Ai shtoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë as në media as tek gazetarët. Ndërhyrja e politikanëve, sipas tij, është një sjellje antievropiane.
7 December 2022, 14:04Nga F.M
Tibor Macak
TIRANË- Tibor Macak, zëvendëspresidenti i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë është shprehur se mediat në Shqipëri sulmohen dhe se kjo është diçka shumë e gabuar. Nga Fieri, në një prononcim për mediat, Macak tha se në Shqipëri liria e medias duhet të jetë e njëjtë si për televizionin publik ashtu dhe ato private. Ai shtoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë as në media as tek gazetarët. Ndërhyrja e politikanëve, sipas tij, është një sjellje antievropiane.
"Kur qeveria sulmon mediat private është e gabuar. Në çdo vend përfshirë Shqipërinë, kemi një sistem dual, në një anë media publike dhe në anën tjetër ajo private. Të dyjave duhet tu garantohet pavarësia dhe liria e fjalës. Media nuk duhet ta ketë frikë politikanët, pasi ata janë të përkohshëm, ndërsa media është e përhershme,"- tha ai.