13 November 2026, 19:35
Nga E.M

RUMANI- Në një fabrikë në qytetin Râmnicu Vâlcea të Rumanisë është regjistruar një incident kimik pasi pesë persona kanë shfaqur simptoma të helmimit nga klori dhe janë dërguar në spital. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në kompleksin industrial të fabrikës kimike “Cimcomplex”.
Sipas burimeve është konstatuar një rrjedhje klori në kompresorin e impiantit të elektrolizës me membranë. Florin Nicolae, drejtues i Shërbimit të Emergjencës në qarkun Vâlcea, raporton se fillimisht në spital u paraqitën tre persona, një grua dhe dy burra, me simptoma të helmimit nga klori.
Gjendja e gruas ishte më e rëndë, pasi ajo shfaqte vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, kollë dhe shenja të pamjaftueshmërisë respiratore. Pas ekzaminimeve në urgjencë, ajo u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa dy burrat u transferuan në repartin e mjekësisë së brendshme.
Më vonë, në spital u paraqitën edhe dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua. Njëri prej tyre u mbajt në urgjencë për monitorim, me mundësinë e trajtimit në banesë pas stabilizimit të gjendjes, ndërsa tjetri u shtrua në repartin e mjekësisë së brendshme.
Alarmi në kompleksin industrial u dha rreth orës 08:00 të mëngjesit, pas zbulimit të rrjedhjes së klorit. Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe të Inspektoratit për Situatat Emergjente të qarkut Vâlcea, përfshirë specialistë për incidentet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, si dhe forca policore.
Për të mbrojtur popullsinë, autoritetet vendosën masa sigurie brenda një rrezeje prej katër kilometrash dhe janë evakuuar edhe punonjësit./Dosja.al
Rumani
Bota
13 November 2026, 19:29
E. D
BRUKSEL- Pesë vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të përfaqësoj...
Bota
13 November 2026, 19:20
E.M
FRANCË- Të shtunën, më 14 nëntor, janë paralajmëruar disa tubime dhe marshime në Francë ndërsa për t&eum...
Bota
13 November 2026, 17:37
E.M
SHBA- Një parashikim shkencor i publikuar 66 vite më parë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi pë...
Bota
13 November 2026, 17:25
E.M
SHBA- YouTube cilësohet si rrjeti social më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Nga raporti vjetor i Q...
Bota
13 November 2026, 16:48
E. D
MEKSIKË- Marina e Meksikës është angazhuar në një operacion për pastrimin e algave detare sargassum, të cilat po m...
Bota
13 November 2026, 16:02
E.M
MOSKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Moskë ku një automjet është shpërthyer me eksploz...
Bota
13 November 2026, 15:55
E.M
LONDËR- Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar gjatë uljes në aeroportin Heathrow të Londr&eum...
Bota
13 November 2026, 15:46
E.M
ITALI- Transporti publik në disa qytete të Italisë pritet të shkaktojë ndërprerje dhe vonesa në qarkullimin e autobusëv...
Bota
13 November 2026, 14:53
G.M
pamje
INDI- Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksid...
Bota
13 November 2026, 14:44
G.M
ushtare
GJERMANI- Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose sjellje të pap&...