7 November 2026, 09:44
Nga E. D

TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit. Analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë zbuluar tejkalim të kufirit të lejuar të migrimit të një substance kimike në një spatul kuzhine, duke rikthyer në vëmendje efektivitetin e kontrolleve të sigurisë së produkteve në tregun vendas. Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, bëhet fjalë për produktin “Nylon Serving Spatula 33cm”, të tregtuar nga ARTEG GROUP.
Përmes sistemit europian të alarmit RASFF, autoritetet belge kanë raportuar se substanca 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) migron nga materiali i produktit në nivele mbi kufirin e lejuar. Megjithatë, rasti është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se konstatimi i tejkalimit të normave nuk duhet interpretuar automatikisht si provë e dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve.

Rasti vjen në një kohë kur të dhënat e mbikëqyrjes së tregut tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri u kryen 2.445 inspektime dhe u kontrolluan 5.794 produkte, nga të cilat 74 rezultuan me jokonformitete, ose 1,27% e totalit. Sipas raportit vjetor të ISHMT-së, në vitin 2024 ishin evidentuar 118 jokonformitete nga 8.684 produkte të kontrolluara.
Ndërkohë, numri i masave urgjente zbriti nga 3 në vitin 2024 në 2 gjatë vitit 2025. Nga ana tjetwr, numri i produkteve të kontrolluara në Shqipëri ra me rreth 33% gjatë vitit 2025. Këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e produkteve të tërhequra nga tregu, por rastet e mospërputhjeve të konstatuara gjatë kontrolleve.
Për krahasim, në Bashkimin Europian, sistemi Safety Gate regjistroi 4.671 alarme për produkte të rrezikshme joushqimore gjatë vitit 2025, 13% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin të gjithë rrjetin europian dhe nuk është drejtpërdrejt e krahasueshme me jokonformitetet e evidentuara nga ISHMT në Shqipëri. Për produktin e identifikuar në Belgjikë, kompania ARTEG GROUP ka njoftuar tërheqjen nga tregu.
Konsumatorët që kanë blerë spatulën me barkod 5413821079684 duhet të ndërpresin përdorimin e saj në kontakt me ushqimin dhe mund ta kthejnë në dyqanet e kompanisë për të marrë rimbursimin e plotë. Autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar numrin e njësive të shitura apo sasinë e produktit të tërhequr, duke lënë të paqartë përmasat e qarkullimit të tij në tregun vendas./ Monitor
sistemi europian RASFF Spatula e kuzhinës
Aktualitet
7 November 2026, 09:39
E. D
makina e djegur
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para t&eum...
Aktualitet
7 November 2026, 09:19
E. D
kanabisi
SHKODËR- Dy vëllezër, 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodër, si dhe është shpallur në k...
Aktualitet
7 November 2026, 09:17
E. D
TIRANË- Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, ...
Aktualitet
7 November 2026, 08:32
E. D
Mjegulla
KUKËS- Mjegulla e dendur ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit dhe zonat p&...
Aktualitet
7 November 2026, 07:58
E. D
TIRANË- Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë protestën kombëtare në orën 14:00 para Minis...
Aktualitet
7 November 2026, 07:28
E. D
TIRANË- Në të njëjtën fundjavë, dy kryeqytete të Ballkanit dhanë dy pamje të ndryshme të fuqisë s&e...
Aktualitet
7 November 2026, 07:16
E. D
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von&...
Aktualitet
7 November 2026, 07:09
E. D
TIRANË- Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vran&eu...
Aktualitet
6 November 2026, 21:47
E.d
Pamje
Huamarrja dhe huadhënia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithnjë pjesë e përditshmërisë së mi...
Aktualitet
6 November 2026, 21:30
G.M
Nikolin Pali
GREQI- Detaje të reja tronditëse dalin nga hetimet për shqiptarin Nikolin Pali, i arrestuar në Athinë pas g...