Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Alarm te Manchester United! Suedezi Lindelöf probleme me frymëmarrjen në fushë…
12 December 2021, 10:30Nga DOSJA
ANGLI – Zëvendësimi i tij erdhi pak para penalltisë fitimtare, të shënuar nga Cristiano Ronaldo këtë të shtunë në fushën e Norwich (1-0). Victor Lindelöf ia la vendin Eric Baillyt në minutën e 74-t, si masë paraprake, kur ai mezi po mundohej të merrte frymë. Megjithatë, Manchester United ka dhënë lajme qetësuese për qendërmbrojtësin e tyre, pasi kapiteni suedez u kontrollua nga stafi mjekësor.
“Ne e kemi ekzaminuar,- u shpreh trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick. – Deri tani gjithçka duket se po shkon mirë, por ai sërish duket paksa i tronditur. Shpresojmë që ai të jetë në formë të mirë për ndeshjen e së martës kundër Brentford”.
Dhe për të shpjeguar: “Unë mendoj se ai pati një përplasje me një lojtar tjetër, ndaj dhe ai nuk mund të merrte frymë. Rrahjet e zemrës së tij ishin më të larta se normalja, prandaj na u desh ta zëvendësonim”.
Portieri David de Gea, gjithashtu shprehu shqetësimin e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai tërhoqi veçanërisht një paralele me dështimin e zemrës së danezit Christian Eriksen gjatë Euros dhe me dhimbjen në gjoks, që pësoi Sergio Agüero te Barcelona në La Liga. “Është e vështirë të shohësh lojtarin tënd të tillë, ishte më mirë ta zëvendësoje. Në këto momente futbolli nuk ka rëndësi, jeta është e para. Shpresoj që ai të jetë duke u bërë absolutisht mirë”,- tha ai për ‘Sky Sports’.
SPANJE – Eshtë në qendër të vëmendjes në ditën e shtatëmbëdhjetë të La Ligës. Në fushë derbi i Madridit, ndërmjet Realit dhe Atletikos: nis të dielën, në ...
SPANJE – Ish-kreu i sektorit të të rinjve të Barcelonës, Albert Benaiges, u akuzua nga mbi 60 ish-nxënës të një shkolle publike ku ai punonte, për abuzim ...
GJERMANI – Kampionët në fuqi të Bayern Munich triumfuan 2-1 përballë Mainz, në një sfidë që doli më e vështirë se sa mendohej në “Allianz Arena”.Miqtë mby...
ITALI– Pas humbjes ndaj Liverpool, Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Udineses. Në javën e 17-të të Serie A, kuqezinjtë drejtuar nga Stefano...
ANGLI-Manchester United duket në rrugë të mbarë. Fitorja e tretë rradhazi në kampionat dhe tani është realisht në garë për të arritur katër vendet e para. Në ja...
ITALI- Mauro Icardi te Juventus. Portali Footmercato e bën fakt të kryer. Agjentja e sulmuesit, Wanda Nara ka takuar presidentin e klubit bardhezi Andrea Agnell...
ITALI-Massimo Ferrero, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë, i akuzuar për krime financiare kërkon që të pranohet kërkesa për arrest shtëpie për të kaluar Krish...
ITALI-Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në javën e 17-të të Serie A përballë Venezia-s. Në “Stadio Pierluigi Penzo” bardhezinjtë zhvill...
EMIRATET E BASHKUARA – Nga pesë kampionatet botërore të shahut që Magnus Carlsen ka luajtur që nga viti 2013, ky ka qenë më i frikshmi, më i përgjakshmi. ...