LIVE UPDATES
Bota

Lufta e Kosovës/ Bëhen bashkë shqiptarët në Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, deklaratë kundër Gjykatës Speciale:

27 November 2020, 16:04 Nga DOSJA
Lufta e Kosovës/ Bëhen bashkë shqiptarët në

TIRANË- Institucioni i drejtuar nga Skënder Gjinushi, Instituti Albanologjik dhe ai historik në Prishtinë, Drejtoria e Arkivave në Tiranë, në një deklaratë që kanë bërë së fundmi kanë dalë në një deklaratë ku thuhet se janë në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe epopenë e UÇK-së. Në deklaratë  ato i kundërvihen në fakt ngritjes së Gjykatës speciale dhe marrjes si të pandehur disa drejtuesve të luftës në Kosovë.

Në deklaratën me 6 pika thuhet se kategorizimi i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale është një përpjekje për të njollosur vlerat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës.

Deklarata e plotë e firmosur nga drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Si institucione përgjegjëse, me mandat të dhënë shprehimisht nga ligjet përkatëse, për të studiuar, ruajtur e administruar historinë e largët e të afërt të popullit tonë, si dhe kujtesën kolektive të materializuar në lëndën arkivore, në këtë përvjetor të 23-të të daljes publike të UÇK-së, shprehim vlerësimin për kontributin dhe rolin e pazëvendësueshëm te luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës e të qytetarëve të saj, në radhët e në mbështetje të UÇK-së, për fitimin e pavarësisë e si një reagim e mbrojtje e ligjshme ndaj gjenocidit serb, ndaj dëbimit, shpërnguljes e vrasjeve masive, me qëllim të spastrimit etnik të popullsisë shqiptare të Kosovës prej shtetit të Serbisë.

Krahas evidentimit në rritje, me dokumente, fakte e dëshmi të së vërtetës: mbi ngjarjet e luftërat që shoqëruan shpërbërjen e pashmangshme të ish-Jugosllavisë; mbi rolin e përgjegjësitë e individëve, shteteve e forcave të ndryshme; për qartësimin e dallimin e  forcave shkaktare e nxitëse të konfliktit e luftës nga  ato të krijuara në kushtet e vetëmbrojtjes e mbijetesës kolektive, siç ishte dhe UÇK-ja; gjatë kësaj periudhe nuk kanë reshtur përpjekjet nga qarqe e individë të caktuar për të përbaltur e deformuar të vërtetën historike.

Nisur nga fakti se çdo deformim i rolit të UÇK-së, i misionit dhe qëllimit themelor të saj; çdo njollosje e kategorizim i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale e jo si një ushtri popullore, vullnetare, çlirimtare e vetëmbrojtëse, përbën në vetvete një përpjekje për të njollosur jo individë të caktuar, por vetë vlerat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës, si një popull liridashës e paqësor, si një popull viktimë e spastrimeve etnike e jo nxitës e promotor i politikave gjenocidiale, ne si përfaqësues të institucioneve tona, bazuar në studimet e dokumentet për atë periudhë, shprehim dhe një herë konsideratat tona, se:

1. Lufta çlirimtare dhe rezistenca e popullit të Kosovës, në periudhën 1998-99, përbën një nga vlerat më kulmore dhe më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme me të drejta të barabarta të familjes evropiane. Në luftën e saj (UÇK-së) u mishërua rezistenca kundër shtypjes e robërisë njëshekullore dhe morën vlerë sakrificat e brezave të tërë për liri kombëtare, barazi e drejtësi sociale, të kombit të tretë, për nga numri, në ish-Jugosllavi;

2. Lufta çlirimtare, e udhëhequr nga UÇK-ja, në thelbin e saj programor, kishte shpëtimin e qenies etnike shqiptare nga shfarosja, mbrojtjen e ndaljen e krimeve ndaj shqiptarëve dhe jo ushtrimin e tyre ndaj të tjerëve. Përdorimi i armëve ishte mjeti i fundit i imponuar nga rrethanat, pasi UÇK-ja, në çdo kohë, ka qenë e gatshme për të përqafuar zgjidhjet diplomatike e paqësore, çka e dëshmojnë faktet e mirënjohura historike: firmosja e Marrëveshjes së Rambujesë nga ana e përfaqësuesve të saj për zgjidhjen paqësore të krizës, e ofruar nga faktori ndërkombëtar; çarmatosja e menjëhershme e pa rezistencë e UÇK-së me hyrjen e forcave të NATO-së e atyre paqeruajtëse  si dhe pranimi, ushtrimi e respektimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, nga tërë forcat politike, në Kosovën e çliruar;

3. UÇK-ja dhe lufta e popullit të Kosovës, si një luftë e drejtë, pati një jehonë e mbështetje të gjerë ndërkombëtare të opinionit publik e institucioneve të ndryshme. Kjo luftë u mbështet drejtpërdrejt nga shtetet e organizmat perëndimorë demokratikë, e shprehur me ndërhyrjen e forcave të NATO-s për goditjen e makinerisë ushtarake të Milosheviqit, për çlirimin e Kosovës dhe për garantimin e një qeverisjeje demokratike, nën kujdesin e misionit ndërkombëtar – UNMIK;

4. Tërë zhvillimet në ish-Jugosllavinë e tretë dhe në Kosovë, veçanërisht në periudhën e konflikteve të armatosura, kanë qenë nën përcjelljen e monitorim e gjithanshëm të institucioneve ndërkombëtare. Në bazë të tyre përcaktoheshin dhe politikat, qëndrimet e përkrahjet ose jo të forcave të caktuara;  e prej tyre  nuk është venë në dyshim, asnjëherë në atë kohë,  karakteri i  luftës së UÇK-së e, sidomos, qëndrimi politik i saj ndaj  pakicave kombëtare;

5. Mbështetjen ndaj luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të së drejtës së tij për liri e pavarësi e shpreh dhe fakti i njohjes së pavarësisë së Kosovës prej 112 shtetesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare te Bashkimit Evropian, si dhe anëtarësimi i saj në shumë institucione ndërkombëtare. Legjitimiteti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është pranuar dhe vlerësuar si i tillë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë që është segment i OKB-së;

6. Gjatë gjithë kësaj periudhe, asnjë gjykatë, përfshirë dhe Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë, që ishte gjykata më e specializuar e më e lartë ndërkombëtare për krime lufte, ashtu dhe as ato lokale, nuk kanë vërtetuar kryerjen e krimeve të luftës e kundër njerëzimit, në mënyrë sistematike a masive nga ana e UÇK-së si formacion a nga drejtues e segmente drejtuese të saj. Në mbyllje të veprimtarisë së Gjykatës së Hagës, UÇK-ja, si formacion, dhe zinxhiri drejtues i saj kanë dal, ashtu siç janë vlerësuar e mbështetur nga institucionet e opinioni i shëndoshë ndërkombëtar gjatë gjithë periudhës së luftës në Kosovë, si një forcë çlirimtare që drejtoi luftën dhe rezistencën popullore për liri e pavarësi me përkrahjen e NATO-s dhe shteteve e institucioneve demokratike.

Në mospajtim me gjithë sa më sipër flasin zhvillimet më të fundit, të lidhura me rolin, misionin e qëllimin e krijimit të  Dhomave të Specializuara dhe ngritjen e formulimin e aktakuzave të fundit ndaj themeluesve dhe ish-drejtuesve të UÇK-së. Çdo koment e qëndrim ndaj tyre, i shprehur në këtë Deklaratë, nuk lidhet me cenimin e parimeve të gjithëpranuara se gjykatat janë të pavarura e çdo krim duhet ndëshkuar pavarësisht nga autori, nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, aq më tepër krimet e luftës e ato kundër njerëzimit.

Këto parime tashmë jo vetëm i ka njohur, por edhe respektuar, gjithë komuniteti shqiptar, në Kosovë e jashtë saj, njëherësh edhe forcat politike, institucionet e Kosovës, UÇK-ja dhe ish-drejtuesit e saj, të cilët kanë bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe tërë të akuzuarit kanë pranuar pa pengesë gjykimin si qytetarë të thjeshtë, pa asnjë imunitet e mbrojtje politike.

Dhomat e Specializuara janë një precedent historik; ato janë imponuar me vendim politik të Këshillit të Evropës, bazuar mbi një aktakuzë publike, gjithashtu politike. Si të tilla, gjithkush ka të drejtën të shprehë vlerësimet e mospajtimet për gjithçka që lidhet me reflektimin e këtyre akuzave  dhe qëllimeve politike gjatë ngritjes së Dhomave të Specializuara dhe në veprimtarinë e mëtejshme të saj, pasi kjo  vë në dyshim e komprometon paanësinë e besimin për një  gjykim te drejtë e të pandikuar.

Këto Dhoma u imponua nga vendimi i sipërpërmendur, bazuar mbi një akuzë konkrete politike e të pavërtetë, të hartuar nga një politikan, sipas të cilit ,,struktura të UÇK-së kanë kryer trafik të organeve të qenieve njerëzore me robërit e luftës”. Ishte kjo akuzë e re e monstruoze, që legjitimoi politikisht shkeljen e parimit të mos gjykimit të gjësë së gjykuar, madje nga një gjykatë në hierarki më të ulët se gjykata a mëparshme që ishte Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, një rast ky i paprecedentë në të drejtën ndërkombëtare e në praktikën e çdo shteti demokratik. Ishte nevoja ekstreme për pastrimin nga kjo akuzë, jo të individëve të akuzuar, por të vetë luftës së popullit të Kosovës e të faktorëve ndërkombëtarë që e përkrahën atë luftë, që rezultoi me një fakt që rrallë herë mund të ketë ndodhur ku vetë subjektet e akuzuar të ngrenë, me votën e ndikimin e tyre politik, një gjykatë për ndëshkimin e krimeve të veta!

Mungesa në aktakuzat e reja e kësaj vepre kriminale (trafikut të organeve të qenieve njerëzore), vë në pikëpyetje legjitimitetin e mëtejshëm të vetë Dhomave e të  proceseve speciale të nisura ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Gjithashtu, përcaktime e trajtime të tilla në aktakuzë, të bartura nga raporti politik i Dick Marty-t, si: kategorizimi ndërmarrje kriminale; përzierja e krimeve të luftës me ato të pasluftës e të krimeve të supozuara ndëretnike me ato ndërpartiake; motivimi i krimeve të caktuara për arsye përkatësie fetare jep shkas për politizimin e këtij procesi, duke u keqpërdorur nga qarqe të mirënjohura që akuzat individuale për krime individuale t’i kthejnë në akuza ndaj UÇK-së si formacion dhe ndaj vetë karakterit të luftës e të rezistencës për çlirim të popullit shqiptar të Kosovës, që të vendosin në një balancë krimet shtetërore të Serbisë  me krimet e veçanta, kryer në tejkalim të së drejtës për vetëmbrojtje e asaj ndërkombëtare nga  anëtarë të UÇK-së a qytetarë të Kosovës, që të nxisin urrejtje e konflikte ndërfetare apo t’i japin luftës çlirimtare të popullit shqiptar ngjyrime të një konflikti civil.

Të gjitha këto nuk përputhen me të vërtetat historike, të tashme e të asaj kohe. UÇK-ja, si forca kryesore e luftës dhe rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës, është vlerësuar e do të vlerësohet si një reagim legjitim i një populli për të mbijetuar ndaj spastrimit etnik shekullor dhe masakrave e shpërnguljes biblike, të kryer tashmë në shekullin e 20; një forcë që me përkrahjen e NATO-së dhe forcave demokratike çoi në çlirimin e pavarësimin e Kosovës dhe vendosjen e një rendi demokratik, të bazuar mbi bashkëjetesën ndëretnike.

Vlerësimi do të jetë i tillë, pasi përcaktimin e karakterin e ngjarjeve të mëdha historike nuk e bëjnë gjykatat, por vetë historia dhe e vërteta, të mbartura e të bazuara në dëshmitë dhe kujtesën publike e institucionale.

Duke shprehur edhe një herë konsideratën e mirënjohjen tonë për luftën e popullit të Kosovës, të  UÇK-së e ish-drejtuesve te saj, në këtë përvjetor të 23-të, shprehim bindjen se e vërteta dhe e drejta do të jenë në themel të vendimeve për proceset e nisura.

Nënshkruar në emër të institucioneve përfaqësuese:

Akad. Skënder Gjinushi, Kryetar

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë – Tiranë;

Dr. Hysen Matoshi, Drejtor

Instituti Albanologjik i Prishtinës – Prishtinë;

Dr. Sabit Syla, Drejtor

Instituti i Historisë ”Ali Hadri” – Prishtinë;

Dr. Ardit Bido

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë – Tiranë;

Dr. Skënder Asani, Drejtor

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup;

Dr. Dorian Koçi, Drejtor

Muzeu Kombëtar i Shqipërisë – Tiranë;

Z. Ajet Leci, Drejtor

Muzeu Kombëtar i Kosovës – Prishtinë;

Mr. sc Bedri Zyberaj, Drejtor

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës – Prishtinë;

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni deklarata skender gjinushi deklarata skender gjinushi


Sondazh

Bota 27 November 2020, 14:56

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon përshëndetjen e fundit që dha ‘djali i artë’ para se të largohej nga kjo botë. Siç shihet edhe në videon e publ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin