LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

Presidenti Donald Trump ka pezulluar sanksionet ndaj Rusisë për të siguruar karburant më të lirë. Ai e ka kritikuar Ukrainën për taktikat e saj të sulmeve ndaj rafinerive dhe tubacioneve ruse. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë duket se ka ndërprerë, të paktën pjesërisht, mbështetjen teknike për Ukrainën.

17 October 2026, 09:22 Nga E. D

Analiza: A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

UKRAINË- Kush e dëgjoi me vëmendje presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën e shtypit të premten pas samitit të krerëve të BE në Bruksel, e kupton, se Zelensky shtron një pyetje themelore, të cilën BE-ja prej vitesh përpiqet ta shmangë sa të mundet: A mundet Bashkimi Evropian ta mbështesë i vetëm Ukrainën, ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht?

Afrim i SHBA me Rusinë

Aktualisht përplasjet mes Uashingtonit dhe Kievit janë të mëdha. Ka rrezik që SHBA të tërhiqet plotësisht si mbështetëse e Ukrainës. Madje ajo po afrohet me Rusinë. Presidenti Donald Trump ka pezulluar sanksionet ndaj Rusisë për të siguruar karburant më të lirë. Ai e ka kritikuar Ukrainën për taktikat e saj të sulmeve ndaj rafinerive dhe tubacioneve ruse. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë duket se ka ndërprerë, të paktën pjesërisht, mbështetjen teknike për Ukrainën.

As çaktivizimi i pjesës ushtarake të satelitëve amerikanë Starlink nuk është thjesht një gabim. Ai e godet Kievin në një pikë shumë të ndjeshme: pa këtë kontroll në qiell, koha për paralajmërim të hershëm ndaj sulmeve ruse është shumë e shkurtër. Dronët interceptues ukrainas funksionojnë vetëm në mënyrë të kufizuar pa Starlink, ndërsa goditjet po shtohen edhe në kryeqytetin ukrainas.

Vende të BE-së hezitojnë të zbrazin rezervat ushtarake

Zelensky i shoqëron sot kritikat e tij ndaj Uashingtonit me një afrim të demonstrativ ndaj BE-së: evropianët, thotë ai, janë aleatët e besueshëm të Ukrainës. Presidenti ukrainas i quajti krerët e shteteve dhe qeverive evropiane si "liderët e vërtetë të botës së lirë”. Por presidenti ukrainas i bën menjëherë të qarta edhe pasojat: nëse SHBA-ja rrezikon tani të tërhiqet plotësisht si aleate, Evropa duhet të veprojë, nëse nuk dëshiron që lufta të humbet.

Kërkesat janë shumë konkrete: Ukraina ka vendosur sisteme "Patriot” për mbrojtjen e qyteteve të mëdha. Por tani i duhen raketat PAC-2 dhe PAC-3, të cilat amerikanët po i përdorin aktualisht në sasi të mëdha në Gjirin Persik. Vendet evropiane kanë në rezerva raketash të tilla për ta ndihmuar Ukrainën ta kalojë dimrin, thotë Zelensky. Prandaj, sipas tij, ata duhet t'ia dorëzojnë këto raketa Ukrainës. Por mjaft vende të BE-së hezitojnë të zbrazin pikërisht tani rezervat e tyre ushtarake. I pyetur për këtë, Zelensky u shpreh, se vendimi është i thjeshtë, nëse vërtet qëndron deklarata se Evropa dëshiron ta mbështesë Ukrainën me gjithçka që i nevojitet.

Gjermania ka marrë licencën për të prodhuar vetë raketat amerikane, edhe pse vetëm modelin më të vjetër. Megjithatë, do të duhet rreth një vit derisa të nisë prodhimi. Për këtë dimër, kjo nuk do të jetë ende një ndihmë.

 90 miliardë euro pothuajse janë shpenzuar

Ukraina ka nevojë për më shumë para. Edhe kjo i prek evropianët në një pikë të ndjeshme: një vit më parë, pas përpjekjesh të mëdha dhe manovrash politike, u arrit një paketë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, e cila, sipas presidentit të Këshillit, duhej të mjaftonte "për një periudhë të parashikueshme”. Por kjo periudhë duket se tashmë ka përfunduar.

Disa burime ukrainase flasin tani për një mungesë financiare prej 70 miliardë eurosh, që duhet mbuluar. Shumë krerë qeverish e vënë në dyshim këtë shumë, thuajse të habitur që, me sa duket, 90 miliardë eurot janë pothuajse shpenzuar. Tani Ukrainës i është kërkuar të bëjë një bilanc të saktë financiar. Kievi duhet të përcaktojë shumën konkrete që i nevojitet.

Sërish do të rikthehet sërish pyetja nëse për financime të tilla mund të përdoren asetet e ngrira ruse që ndodhen në Belgjikë. Por pritet që qeveria belge ta kundërshtojë përsëri me të gjitha mjetet. Herën e fundit, ajo çuditërisht ia doli ta pengonte këtë.

Alternativa tjetër, borxhet e përbashkëta nga të gjitha vendet e BE-së, është për vendet financuese si Gjermania një nga tabutë më të mëdha të debatit financiar, një "Jo” absolute. Aq më tepër, ky debat vjen pikërisht në një moment kur BE-ja po përpiqet të arrijë marrëveshje për një buxhet prej mijëra miliardë eurosh për shtatë vitet e ardhshme, të cilin shumica e partive të ekstremit të djathtë në Evropë e kritikojnë si shpërdorim të papërgjegjshëm parash.

Anëtarësim në BE para vendeve që presin në radhë?

Nëse BE-ja duhet vërtet të zëvendësojë SHBA-në, atëherë do të ishte me gjasë e arsyeshme që edhe Ukraina të anëtarësohej sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Por edhe pse drejtuesit e BE-së deklarojnë sot para kamerave se do të hapin edhe dy kapituj të tjerë negociatash me Kievin, të gjithë e dinë, përfshirë edhe presidentin ukrainas, se Ukraina, me territorin e saj të madh, sektorin e fuqishëm bujqësor dhe problemet me strukturat e korrupsionit, do të duhet të presë në radhë pas kandidatëve të tjerë për anëtarësim.

Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh të premten(16.10.) në Bruksel, se Moldavia dhe Mali i Zi kanë bërë dukshëm më shumë përparim dhe se vendimet për anëtarësim duhet të merren pikërisht mbi bazën e këtyre përparimeve. Kjo mund të jetë e kuptueshme, por politikisht çështja është delikate dhe e vështirë për t'u shpjeguar. Protesta e vendeve baltike ndaj një qëndrimi të tillë, me parullën "Nuk ka zgjerim pa Ukrainën”, jep që tani një ide të asaj që mund të pasojë.

Ende pak shpresë te SHBA-ja

Në këtë situatë, Zelensky i shtron BE-së pikërisht këto tri pyetje: Deri në çfarë mase mund ta ndihmojnë vendet e BE-së Ukrainën ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht? Në secilën prej këtyre pikave, përgjigjja është e përmbajtur. Por duket se ende ekziston një fije shprese se SHBA-ja mund të bindet të heqë dorë nga kursi i saj pro-rus. Për momentin, të gjithë druhen ta kritikojnë shumë ashpër Uashingtonin, përfshirë edhe vetë presidentin ukrainas/DW

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin