LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Rishikimi i sigurisë evropiane plotëson kërkesat e hershme të Moskës

Ekspertët paralajmërojnë kundër rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës, pasi kjo do të nënkuptonte plotësimin e një kërkese të hershme të Moskës për rinegociimin e rendit të sigurisë pas Luftës së II Botërore.

14 November 2026, 10:50 Nga E. D

Analiza e DW: Rishikimi i sigurisë evropiane plotëson kërkesat e

BRUKSEL- Deri tani, udhëheqësit evropianë kanë arritur kompromise në përgjigje të shumë prej kërkesave të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Por ata u befasuan kur dëgjuan Trumpin të thoshte se kishte diskutuar me zyrtarët rusë edhe për arkitekturën e sigurisë së Evropës.

"Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa vetëm Ukrainën”, tha Trump pas takimit javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e presidentit rus, Kirill Dmitriev.

Ai tha se marrëveshja mund të përfshijë të gjithë Evropën. Por se çfarë nënkuptonte me "të gjithë Evropën” mbeti e paqartë.

Edhe i dërguari amerikan Jared Kushner shkroi, se Evropa dhe Rusia kanë pasur vështirësi për më shumë se 30 vjet për të krijuar një arkitekturë të qëndrueshme sigurie.

Kushner tha, se po shqyrtonte një arkitekturë "më të gjerë” evropiane, para se të nisej për t'u takuar me përfaqësues rusë dhe ukrainas në Abu Dabi.

Diplomatët evropianë reaguan menjëherë kundër qasjes së Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Ata druhen se një marrëveshje e tillë mund të rivendosë sferën e ndikimit të Rusisë dhe të dobësojë NATO-n.

"Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë secili rolin e vet. Duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet në këtë arkitekturë”, tha Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

 

Problemi me rishikimin e arkitekturës së sigurisë së Evropës të pasluftës

Rusia e bëri të qartë gjatë bisedimeve në Abu Dabi në fillim të kësaj jave se dëshironte të diskutonte një arkitekturë më të gjerë të sigurisë evropiane, përpara se të trajtoheshin çështjet konkrete të luftës.

"Formulimet për arkitekturën e sigurisë evropiane janë padyshim pjesë e argumenteve të Rusisë dhe jo vetëm kaq, por deri në njëfarë mase edhe pjesë e përpjekjeve propagandistike në media për ta paraqitur luftën ashtu siç dëshiron Rusia”, tha Michael Kimmage, historian i Luftës së Ftohtë.

Udhëheqësit rusë, përfshirë Vladimir Putinin, prej kohësh pretendojnë se SHBA-ja dhe NATO-ja kanë shkelur vazhdimisht premtimet e bëra në fillim të viteve 1990 për të mos e zgjeruar aleancën drejt vendeve të ish-bllokut sovjetik.

Ata e kanë parë zgjerimin e NATO-s gjatë kësaj periudhe si diçka që e vendosi Rusinë në një pozitë poshtëruese, ku ajo mund të bënte shumë pak.

Në të njëjtën kohë, në vitet 1990, projekti evropian solli krijimin e Bashkimit Evropian, tregun e përbashkët që garantoi lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve ndërmjet shteteve anëtare, Marrëveshjen e Shengenit për udhëtimin pa kontrolle kufitare dhe monedhën euro.

Ideja themelore ishte përhapja dhe garantimi i paqes në të gjithë kontinentin. "Evropa mund të nënkuptojë shumë gjëra, por projekti evropian nuk u krijua për luftë. Ai u krijua për paqe”, tha Kimmage.

Gjatë kësaj periudhe pati madje edhe propozime që Rusia të bëhej anëtare e NATO-s.

Por kjo periudhë stabiliteti relativ mori fund pasi Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022.

"Rusia dëshiron ta riformësojë gjithë këtë me forcë. Dhe mendoj se kjo është thelbësisht e papranueshme për Evropën, pavarësisht gjithë diversitetit dhe dallimeve që ekzistojnë brenda saj lidhur me atë që konsiderohet e pranueshme dhe e papranueshme. Mendoj se ndryshimi në shkallë të gjerë i kufijve me forcë thjesht nuk është pjesë e projektit evropian”, tha Kimmage.

"Për sa kohë që ndryshimi i kufijve me forcë është elementi thelbësor i politikës së jashtme ruse, dhe mendoj se kjo mund të argumentohet fare lehtë, Rusia dhe Evropa ndodhen në një rrugë pa krye”, shtoi ai.

Çfarë do të ndodhte me sigurinë e Ukrainës?

Administrata Trump u përpoq shumë shpejt të siguronte se "institucionet ekzistuese evropiane të sigurisë” do të mbeteshin të paprekura. Jared Kushner tha të enjten (12.11.2026) vonë se në raundin e ardhshëm të negociatave do të përfshiheshin edhe "partnerët tanë evropianë”.

Kushner, së bashku me Steve Witkoff, udhëtoi në Moskë për bisedime me Putinin pas negociatave në Abu Dabi. Më pas ata fluturuan drejt Dublinit në Irlandë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Të enjten, Kushner kishte sinjalizuar më herët disa plane "vërtet të jashtëzakonshme” për Ukrainën e pasluftës, duke thënë se ato nuk mund të finalizoheshin pa evropianët në tryezën e bisedimeve.

"Nuk duhet të lejojmë një diktat nga Rusia që do të çonte në një lloj neutralizimi apo reduktimi të ndjeshëm të forcave ushtarake të Ukrainës në të ardhmen, sepse kjo do ta bënte Ukrainën jashtëzakonisht të cenueshme ndaj agresioneve dhe presioneve të ardhshme nga Rusia”, tha Hiski Haukkala, drejtor i Institutit Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu që Ukraina të varej tërësisht nga garancitë e sigurisë që SHBA-ja ose vendet evropiane janë në gjendje dhe të gatshme t'i ofrojnë.

"Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse mbështesim të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore të sjelljes së përgjegjshme dhe të sigurisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për arkitekturën evropiane të sigurisë. Kjo është pikënisja mbi të cilën bazohet veprimi ynë”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht disa prej marrëveshjeve dhe dokumenteve themelore që Rusia ka shkelur, ndër to:

Karta e Kombeve të Bashkuara.

Akti Final i Helsinkit i vitit 1975, i cili përcaktoi dhjetë parimet bazë të sigurisë evropiane, duke përfshirë mosushtrimin e forcës apo kërcënimit me forcë kundër integritetit territorial.

Karta e Parisit për një Evropë të Re, e cila u mbështet në angazhimet e Helsinkit.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një nga forumet e pakta shumëpalëshe të sigurisë, ku Perëndimi dhe Rusia zhvillonin dialog.

Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, me të cilin Rusia, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i dhanë Ukrainës dhe vendeve të tjera garanci sigurie në këmbim të heqjes dorë nga armët e tyre bërthamore. "Rusia u largua nga këto parime dhe gjatë këtij procesi i shkërmoqi ato. Ajo nuk është e interesuar për rivendosjen e rendit të mëparshëm të arkitekturës së sigurisë. Ajo dëshiron diçka tjetër në vend të tij. Dhe për sa kohë që kjo nuk është në tryezë, mënyra ruse e negocimit është zhvillimi i luftës. Lufta është një formë pazari”, tha Haukkala.

"Ata po sinjalizojnë një synim strategjik për të ndryshuar strukturën e sigurisë evropiane, për ta nënshtruar Ukrainën dhe për të ndryshuar vetë thelbin e sigurisë së Evropës”, shtoi ai.

Cila është rruga përpara?

Daniel Fried, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane gjatë administratës së George W. Bush, tha se Rusia është shumë e aftë t'u qëndrojë kërkesave të saj. Sipas tij, rusët dinë të negociojnë, por "tani për tani ata nuk po negociojnë”, tha ai duke iu referuar bisedimeve në Abu Dabi.

Disa ekspertë thanë, se aktualisht nuk ekziston mundësia për të krijuar një arkitekturë të re sigurie së bashku me Rusinë, sepse mungojnë si besimi, ashtu edhe një vizion i përbashkët mbi të cilin mund të ndërtohen marrëdhëniet me të.

Ekspertë të tjerë, si Balazs Jarabik, specialist i politikës postsovjetike, thonë se Rusia është pjesë e arkitekturës evropiane të sigurisë, pavarësisht nëse evropianëve u pëlqen kjo apo jo.

"Dhe pyetja është nëse ajo përfshihet si armikja jonë. Është e qartë se Rusia nuk do të jetë partnere, apo jo? Duhet të gjejmë një mënyrë bashkëjetese për të zvogëluar rrezikun e një përshkallëzimi horizontal dhe potencialisht të një lufte më të madhe evropiane, madje edhe më të madhe se ajo që kemi tani.”

Edhe një numër udhëheqësish evropianë hodhën poshtë të premten (13.11.2026) kërkesat ruse për të diskutuar arkitekturën e sigurisë së Evropës. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha, se Berlini synon të organizojë një takim të "Koalicionit të të Vullnetshmëve”, për të siguruar financimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe për të arritur një qëndrim të përbashkët lidhur me negociatat e ardhshme të paqes./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin