LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA e The Guardian: Pse publikuam skandalin e Credit Suisse

21 February 2022, 09:13 Nga DOSJA
ANALIZA e The Guardian: Pse publikuam skandalin e Credit Suisse

Gjerësisht në botë mendohet se nuk ka një vend më të sigurt për të ruajtur paratë sesa kasaforta e një banke zvicerane. Nga thrillerët tek romanet e spiunazhit, bankierët zviceranë përshkruhen si burra të matur me kostume që dinë se cilat pyetje nuk duhet të bëjnë. Siç tha edhe James Bond në “Bota nuk është e mjaftueshme”: “Nëse nuk mund t’i besosh një bankieri zviceran, ku po shkon kjo botë?”.

Zvicra i ka hedhur poshtë këto stereotipe si dembele dhe të vjetëruara. Por reputacioni si një nga parajsat kryesore fiskale nuk është në ajër.  Vendi ka ushqyer, kodifikuar dhe madje reklamuar diskrecionin e bankierëve të tij për shekuj me radhë, duke shijuar kthime fitimprurëse ndërsa elitat e pasura u dyndën në Alpe për të ruajtur dhe rregulluar pasuritë e tyre.

Por, gjatë dekadës së fundit, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Kur Zvicra filloi të kërkonte nga bankat e saj që të ndante të dhënat e klientëve me disa autoritete të huaja nën një sistem global shkëmbimi për të luftuar evazionin fiskal në 2018, ky u shpall si një moment vendimtar. Disa e quajtën si fundin e sekretit bankar zviceran.

Investigimi ynë sugjeron se ky përfundim ishte i tepruar. Bankat zvicerane ndajnë të dhënat e klientëve me shumë vende, por shumë vende të tjera në zhvillim janë të përjashtuara nga sistemi global i shkëmbimit i krijuar për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimin. Ndërkohë, ligji i famshëm i Zvicrës për sekretin bankar – neni 47 i Ligjit Federal të Bankave të vitit 1934 – mbetet në fuqi. Ata që e shkelin rrezikojnë një dënim me pesë vjet burg.

Jo shumë kohë më parë Zvicra forcoi ligjin e saj të sekretit bankar, i cili fillimisht ishte zbatuar vetëm për bankierët dhe personat e tjerë të brendshëm. Që nga viti 2015, ligji teorikisht mund të zbatohet për çdo palë të tretë që “zbulon” ose “shfrytëzon” një sekret që ka ardhur nga një bankë zvicerane. Formulimi është mjaft i paqartë saqë një prokuror tepër i zellshëm mund të mendojë ta përdorë atë kundër një gazetari që ekspozon keqbërjet nga një bankë zvicerane ose klientët e saj. Çdo veprim i tillë do të konsiderohej një sulm i pacipë ndaj shprehjes së lirë, jo më pak në një vend si Zvicra, e cila është ndër 10 vendet e para në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Por nuk është jashtë sferës së mundësisë. Raportuesja speciale e OKB-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Irene Khan, i tha një gazetareje në konsorciumin e gazetarëve që hetonin Credit Suisse se ajo po vlerësonte nenin 47.

“Mund të them shumë qartë se ligji ndërkombëtar u jep gazetarëve të drejtën të publikojnë informacione që janë në interes të publikut dhe informacioni financiar ose bankar mund të hyjë në atë kategori, për shembull nëse ka të bëjë me personalitete publike,” tha ajo. “E drejta për privatësi nuk mund të përdoret si bazë për të kufizuar të drejtën e medias për të publikuar informacione që mund të jenë me interes publik.”

Ndonëse e pamenduar, mundësia që prokurorët e Zvicrës mund të përdorin statutin e të sekretit bankar për të kriminalizuar gazetarët çoi në vendimin për të mbrojtur mediat zvicerane nga një skenar i tillë duke i përjashtuar ato nga konsorciumi që hetonte të dhënat e nxjerra. Kishte më shumë se 160 reporterë nga 48 media të përfshira në projektin e sekreteve Suisse – por asnjëri prej tyre nuk ishte në Zvicër. Në mënyrë të çoroditur, qytetarët zviceranë që duan të lexojnë se si huadhënësi i dytë më i madh i vendit u ofronte shërbime udhëheqësve të korruptuar dhe pastruesve të parave, mund ta bëjnë këtë vetëm nëpërmjet shtypit të huaj.

“Ky ligj është një kufizim masiv i lirisë së shtypit në Zvicër,” tha Arthur Rutishauser, kryeredaktor i Tamedias, i cili do të kishte qenë një partner logjik zviceran në projekt. “Ligji mund të mbrojë kriminelët dhe pasuritë e tyre. Gazetarët që përpiqen t’i ekspozojnë ata rrezikojnë procedimin penal për ta bërë këtë.”

Për mediat jashtë Zvicrës, duke përfshirë Guardian, ligji radikal i sekretit bankar të vendit ishte një kërcënim megjithëse jo aq i drejtpërdrejt. Ky ishte një ndër faktorët kryesorë që morëm parasysh për publikimin e të dhënave.

Ka disa arsye pse klientët e Credit Suisse mund të duan një llogari offshore dhe nuk është e paligjshme të kesh një të tillë duke supozuar se ajo është e deklaruar tek autoritetet tatimore. 30,000 klientët e Credit Suisse në të dhënat e rrjedhura përfshijnë klientë që nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Të dhënat e tyre nuk ishin asnjëherë me interes për gazetarët investigativë të fokusuar në ekspozimin e keqbërjeve dhe kontributin në debatin publik për sistemin bankar.

Megjithatë, dekada të tëra skandalesh e kanë bërë të qartë se bankat zvicerane në përgjithësi – dhe Credit Suisse në veçanti – kanë tërhequr fonde të paligjshme nga shmangësit e taksave, kleptokratët dhe pastruesit e parave. Krimi financiar është një çështje serioze me interes publik global. Kur përfshin korrupsionin në botën në zhvillim, ndikimi tek më të varfërit e botës mund të jetë i thellë.

Kur një burim anonim zbuloi të dhënat e Credit Suisse në Süddeutsche Zeitung, gazeta më e madhe gjermane, ata e dinin saktësisht se çfarë po bënin. Ky nuk ishte një grumbullim i të dhënave në rrjetin e errët ose një shitje te ofertuesi më i lartë.

Marrësit e të dhënave – Frederik Obermaier dhe Bastian Obermayer – janë gazetarë investigativë të vlerësuar pasi të dhënat e tyre të zbuluara për llogaritë offshore çuan në zbulimin e Panama Papers. Dhënia e të dhënave nga burimit tek ata është edhe një zgjedhje morale për të anashkaluar ligjet “imorale” të sekretit bankar të Zvicrës.

Muaj pas muaji, në raportim të mundimshëm u zbuluan prova se Credit Suisse kishte klientë të përfshirë në torturë, trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion. Disa u lejuan të hapnin llogari bankare vite pasi ishin dënuar për krime të rënda financiare. Në raste të tjera, të dhënat ngrenë pyetje në lidhje me pasurinë e pashpjegueshme të këtyre personave, dhe se a pyeti Credit Suisse për origjinën e parave të klientit?

Vendimi për të publikuar këtq histori ka qenë një ushtrim balancues. Nga njëra anë janë çështjet personale të privatësisë, konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave, dhe një ligj zviceran për sekretin bankar që mund të përdoret për të censuruar raportimin. Nga ana tjetër: e drejta e publikut për të ditur për keqbërjen. Dhe detyra jonë për ta zbuluar atë.

Përshtati në shqip: F.g/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet credit suisse skandali i bankes zvicerane the guardian credit suisse skandali i bankes zvicerane the guardian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin