Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Baste me telefon! Aksion në Tiranë, arrestohen dy persona, biznes i fshehtë brenda lokalit
21 February 2022, 07:46Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Last Chance”. Në pranga kanë përfunduar dy persona, të identifikuar me inicialet: A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, të dy në lokale të ndryshme ushtronin veprimtarinë e lojrave të fatit me telefonin e tyre celular.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Chance”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se dy shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Chance”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt më kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë detajet më të fundit që vijnë nga bota, për ...
GREQI-Lista me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia” tre ditë më parë është bërë publike. Mediat greke kanë pu...
Libri shqip ka nevojë të stimulohet dhe mënyra më e mirë është që të hiqen taksat në këtë sektor dhe t’i jepet ndihma që meriton komunitetit, si pjesë e një pol...
DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sakon si përgjegjëse për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në ...
TIRANË– Një ditë përpara se të niste zyrtarisht fushata elektorale, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokrati...
MEKSIKË – Ministria Publike në Meksikë konfirmoi se ka arrestuar në total 905 shtetas të huaj, shumica prej tyre kolumbianë dhe venezuelianë për përf...