Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Aerodromi Hvardiyske, që gjendet në qendër të Gadishullit ukrainas të Krimesë të okuptuar nga Rusia, fillimisht u identifikua si vend për lëshimin e dronëve sulmues në mars të vitit 2025 dhe tani po përdoret pothuajse përditë për sulme, sipas ushtrisë së Ukrainës. Baza njihet me emrin Gvardeiskoye në rusisht.

UKRAINË- Një aerodrom ushtarak në Krime është transformuar në një qendër për lëshimin e dronëve, tregojnë imazhet e reja satelitore të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL).
Aerodromi Hvardiyske, që gjendet në qendër të Gadishullit ukrainas të Krimesë të okuptuar nga Rusia, fillimisht u identifikua si vend për lëshimin e dronëve sulmues në mars të vitit 2025 dhe tani po përdoret pothuajse përditë për sulme, sipas ushtrisë së Ukrainës. Baza njihet me emrin Gvardeiskoye në rusisht.
Një imazh i realizuar më 11 tetor nuk shfaq asnjë aeroplan ushtarak, por tregon një infrastrukturë të re më të gjerë, për të cilën vëzhguesit thonë se lidhet me lëshimin e dronëve nga kjo bazë ajrore e epokës sovjetike.
Transformimi i bazës Hvardiyske ka ngritur pikëpyetje se pse Kievi nuk ka arritur ta nxjerrë jashtë funksionit këtë objekt me dronët sulmues dhe raketa.
Ukraina ka sulmuar shpesh depot ruse të dronëve dhe objektet e lëshimit të tyre në Krime, përfshirë ato në Kepin Çauda, në juglindjen e largët të gadishullit, si dhe pranë Balaklavës, ku një sulm thuhet se e nxori objektin jashtë funksionit. Hvardiyske është goditur nga dronët ukrainas, por dëmet kanë qenë minimale.
Një banor i Krimesë dhe ish-oficer i ushtrisë ukrainase foli për Shërbimin e REL-it për Krimenë, duke kërkuar që të mbetej anonim, lidhur me arsyet se pse Ukraina ende nuk ka arritur që ta nxjerrë jashtë funksionit qendrën e madhe Hvardiyske të dronëve.
“Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore është se operacionet me dronë atje janë të shpërndara në pjesë të ndryshme të bazës ajrore”, tha ai. “Pika e lëshimit ndodhet në një vend, zona e mirëmbajtjes në një tjetër, ndërsa depot në një vend tjetër”.
“E gjithë kjo është infrastrukturë relativisht e thjeshtë, që mund të rikthehet lehtësisht në funksion, dhe një pjesë e saj ndodhet krejtësisht në zonë të hapur”, shtoi ai.
Në imazhin satelitor të 11 tetorit, të siguruar nga REL-i (në fotografinë e mësipërme), shihen dhjetëra objekte të paidentifikuara, të vendosura disa metra larg njëra-tjetrës në një zonë të hapur me bar, në cepin jugperëndimor të bazës ajrore.
Ish-oficeri i Forcave të Armatosura të Ukrainës i tha REL-it se një objekt nëntokësor i magazinimit, i ndërtuar nga sovjetikët për të ruajtur municionet e aeroplanëve dhe që ndodhet rreth 15 kilometra nga baza Hvardiyske, ka të ngjarë të përdoret për ruajtjen në sasi të mëdha të dronëve sulmues që lëshohen nga baza ajrore.
“Ka shumë gjasa që Shahedët mund të jenë fshehur atje”, tha ai për REL-in, duke spekuluar se depërtimi në një hapësirë të tillë të fortifikuar magazinimi “ndoshta është i pamundur, edhe me raketat [e Ukrainës]”.
Një arsye tjetër pse baza Hvardiyske mund të jetë objektiv më i vështirë për planifikuesit ukrainas të sulmeve është vendndodhja e tij në qendër të Krimesë, një gadishull që tani është i mbushur me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Ndryshe nga pikat e lëshimit në bregdet, të cilave mund t’u afrohesh nga deti, dronët ukrainas që shënjestrojnë bazën Hvardiyske “duhet të fluturojnë rreth 100 kilometra mbi tokë për të goditur këtë objekt, ku gjasat për t’u rrëzuar janë më të mëdha”, tha burimi.
Baza ajrore Hvardiyske shërbeu si bazë e aviacionit detar sovjetik dhe më pas atij ukrainas.
Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, objekti u mor nën kontroll nga Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Rusisë, të cilat vendosën në këtë bazë bombarduesit Su-24M dhe aeroplanët sulmues Su-25SM, deri në shndërrimin e saj në një qendër për dronët./REL
BOSNJE-HERCEGOVINA- Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është r...
SERBI- Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në instituc...
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gadi Eisenkot, mund të detyrohen të tërhiqe...
SHBA- Më shumë se rreth 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe, më pak se një javë përpara zgjedhjeve të ...
SHBA- Prokurorët në Massachusetts kanë kërkuar nga gjykata të rrëzojë kërkesën e Lindsey Clancy për pushimin ...
TURQI- Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë, ka deklaruar se vendi i tij do të bashkëpunojë me vendet e tjera të rajonit pë...
SHBA- Zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka kontaktuar kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë në përpjekje për t&e...
TURQI- Qendra për Luftën Kundër Dezinformimit e Presidencës Turke ka mohuar kategorikisht akuzat për ndërhyrjen e Turqisë n&...
PAKISTAN- Nje bombul oksigjeni ka shpërthyer brenda një ambulance në jug të Pakistanit ku të paktën nëntë persona kan&e...
SPANJË- Numri i të vdekurve nga aksidenti vdekjeprurës hekurudhor i djeshëm që ndodhi pas përplasjes së dy trenave n&e...