Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri italian nis rindërtimin e Seleçaos pas zhgënjimit në Botëror. Raphinha merr shiritin e kapitenit, ndërsa objektivi është krijimi i një skuadre konkurruese për Copa América 2028 dhe Botërorin 2030.

BRAZIL - Brazili po përgatitet të mbyllë një kapitull dhe të nisë një epokë të re. Pas eliminimit zhgënjyes në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, Carlo Ancelotti ka vendosur të përshpejtojë rinovimin e Seleçaos, duke i dhënë fund ciklit të një brezi lojtarësh ku Neymar ishte figura kryesore.
Lista e fundit e trajnerit italian për miqësoret e nëntorit është dëshmia më e qartë e këtij ndryshimi. Plot 15 nga 26 futbollistët e grumbulluar janë nën moshën 23-vjeçare, ndërsa në skuadër ka edhe pesë emra të rinj që synojnë të fitojnë një vend në përfaqësuese.
Ancelotti e shpjegoi qartë strategjinë e tij, duke theksuar se Brazili duhet të ndërtojë një skuadër të re, të aftë për të konkurruar në turnetë e ardhshëm madhorë.
"Kupa e Botës mbylli një cikël për një brez lojtarësh. Tani po ndërtojmë një brez të ri, që të jetë i përqendruar dhe konkurrues në garat tona të ardhshme zyrtare: Copa América 2028 dhe Kupën e Botës 2030", deklaroi tekniku italian.
Paraqitjet e futbollistëve të rinj në stërvitje kanë lënë përshtypje pozitive te trajneri, i cili sheh potencial për të ardhmen, edhe pse pranon se mungesa e përvojës mund të jetë një problem në këtë fazë të rindërtimit.
Ndërkohë, përgjegjësia për të udhëhequr këtë brez të ri do t'i besohet Raphinhas. Sulmuesi 29-vjeçar i Barcelonës, që po kalon një periudhë shumë të mirë sportive, do të mbajë shiritin e kapitenit.
Brazili do ta nisë këtë cikël të ri me miqësoren ndaj Japonisë të shtunën, në orën 11:15, përpara sfidës së së martës kundër Singaporit. Ancelotti ka nisur revolucionin e tij dhe mesazhi është i qartë: Seleçao po mendon për të ardhmen, ndërsa epoka e Neymarit duket se i përket tashmë së shkuarës.
B.T (Dosja.al)
JAPONI - Hajime Moriyasu do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Japonisë pas tetë vitesh në këtë detyrë. Fede...
ARGJENTINE - Lionel Messi do të rikthehet në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, por këtë herë jo me fanelën e Argjentin...
Gjyqtari 41-vjeçar kroat Igor Pajac ZVICER - Shqipëria do të luajë të dielën ndaj Bjellorusisë në sfidën pë...
ZVICER - Shqipëria është ende në garë për një vend në vazon e tretë të shortit të kualifikueseve të...
TIRANE - Sulmuesi kuqezi shënoi një gol perlë në minutën e 35-të, në sfidën e Shqipërisë ndaj Finlandës,...
TIRANE - Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Maran e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan në sfid&...
PORTUGALI - Portugalia po përgatitet t’i japë një lamtumirë të veçantë Cristiano Ronaldos, pas vendimit të tij ...
ANGLI - Matthijs de Ligt duket se ndiqet nga një mallkim i pazakontë në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi holandez ka punuar me 12...
SPANJE - Ronald Koeman dha vlerësimin e tij për situatën aktuale të Barcelonës dhe performancat e tyre të fundit të premten....
Upamecano, përballë Vergarës në ndeshjen Itali-Francë FRANCE - Mbrojtësi Dayot Upamecano u largua nga kampi i ekipit kombët...