13 November 2026, 16:09
Nga DOSJA

ZVICER - Shqipëria është ende në garë për një vend në vazon e tretë të shortit të kualifikueseve të EURO 2028. Situata është përmirësuar, por kuqezinjtë nuk e kanë siguruar ende këtë pozicion dhe sfida e së dielës ndaj Bjellorusisë mund të ketë ndikim të rëndësishëm në llogaritë përfundimtare.
Sipas simulimeve të publikuara nga Football Meets Data më 12 nëntor, Shqipëria ka 65.6% mundësi për të përfunduar në vazon e tretë, ndërsa rreziku për të rënë në të katërtën vlerësohet në 34.4%. Një përmirësim me 13 pikë krahasuar me përllogaritjet e mëparshme, por ende pa garanci.
Në anën tjetër, Bjellorusia ka shanse të barabarta me Shqipërinë, por në kahun e kundërt: 34.4% për vazon e tretë dhe 65.6% për të katërtën. Për këtë arsye, përballja mes dy përfaqësueseve nuk ka rëndësi vetëm për objektivin në Nations League, por edhe për pozicionimin në shortin e Europianit.
Si paraqiten pesë vazot?
Në vazon e parë, Portugalia, Spanja, Anglia, Franca, Holanda, Italia, Greqia dhe Belgjika e kanë siguruar pozicionin. Danimarka dhe Gjermania janë gjithashtu shumë pranë, me përkatësisht 98% dhe 97.6% mundësi.
Në vazon e dytë, Turqia dhe Zvicra janë të sigurta, ndërsa Suedia, Austria dhe Bosnjë-Hercegovina janë pranë këtij objektivi. Një garë e fortë zhvillohet edhe mes Irlandës dhe Kosovës.
Në vazon e tretë janë të sigurta Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shqipëria, Bjellorusia, Sllovakia, Islanda dhe Gjeorgjia presin të mësojnë pozicionimin përfundimtar.
Në vazon e katërt kanë siguruar vendin Qipro, Finlanda, Moldavia, Armenia, Kazakistani, Letonia dhe San Marino, ndërsa në të pestën janë Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra dhe Lihtenshtajni.
Për kuqezinjtë, objektivi është të ruajnë pozicionin në vazon e tretë dhe të shmangin një short potencialisht më të vështirë në rrugën drejt EURO 2028.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 November 2026, 15:55
TIRANE - Sulmuesi kuqezi shënoi një gol perlë në minutën e 35-të, në sfidën e Shqipërisë ndaj Finlandës,...
Sport
13 November 2026, 14:07
TIRANE - Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Maran e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan në sfid&...
Sport
13 November 2026, 13:56
PORTUGALI - Portugalia po përgatitet t’i japë një lamtumirë të veçantë Cristiano Ronaldos, pas vendimit të tij ...
Sport
13 November 2026, 13:47
ANGLI - Matthijs de Ligt duket se ndiqet nga një mallkim i pazakontë në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi holandez ka punuar me 12...
Sport
13 November 2026, 13:32
SPANJE - Ronald Koeman dha vlerësimin e tij për situatën aktuale të Barcelonës dhe performancat e tyre të fundit të premten....
Sport
13 November 2026, 13:05
Upamecano, përballë Vergarës në ndeshjen Itali-Francë
FRANCE - Mbrojtësi Dayot Upamecano u largua nga kampi i ekipit kombët...
Sport
13 November 2026, 12:45
BRAZIL - Carlo Ancelotti ka dërguar një mesazh qetësues për Barcelonën dhe klubet e tjera, duke garantuar se Brazili nuk do të rr...
Sport
13 November 2026, 12:30
FRANCE - Paris Saint-Germain nuk dëshiron të ndahet nga Marquinhos. Pas 13 vitesh në kryeqytetin francez, mbrojtësi brazilian mbetet nj&eum...
Sport
13 November 2026, 12:15
ITALI - Gianluigi Donnarumma është sërish në qendër të kritikave pas gabimit në ndeshjen ndaj Francës, pavarësisht...
Sport
13 November 2026, 12:00
FRANCE - Raymond Domenech duket se ende nuk e ka kapërcyer humbjen e Francës ndaj Italisë në finalen e Botërorit 2006. Ish-trajneri fr...