LIVE UPDATES
Bota

Angela Merkel kundër “babait” të saj politik, Helmut Kohl

20 October 2021, 13:17 Nga DOSJA
Angela Merkel kundër “babait” të saj politik, Helmut Kohl

GJERMANI – Angela Merkel nuk do të ishte bërë kurrë kryetare e partisë CDU dhe as kancelare e Gjermanisë, nëse më 22 dhjetor 1999 të mos kishte publikuar tekstin e saj në gazetën e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku ajo hapur u distancua nga politika e ish-kancelarit Helmut Kohl. Në këtë tekst ajo u distancua pra nga mentori i saj politik, i cili e ka mbështetur fuqishëm në karrierën e saj. U distancua nga “babai i saj politik” dhe nga “babai i bashkimit të Gjermanisë”, nga njeriu që udhëhoqi partinë CDU plot 25 vjet.

Por Kohl ishte edhe një politikan, i cili për vite me radhë ka mbajtur një “arkë të zezë” dhe refuzonte me këmbëngulje të zbulonte emrat e donatorëve të fshehtë. Në këtë mënyrë ai diskreditoi edhe vetë partinë CDU.

Helmut Kohl e “ka dëmtuar partinë”, shkroi Angela Merkel. Sekretarja e përgjithshme e partisë, asokohe 45-vjeçarja Angela Merkel, mori guximin dhe kritikoi “xhindin” politik, të cilin askush publikisht nuk guxonte ta kritikonte, e të mos flasim për përplasje të hapur politike me të. Kjo ishte një bombë politike që shpërtheu në prag të festave të Krishtlindjeve, kur CDU ishte në një krizë të thellë.

“Arkat e zeza”

Në ato rreth 200 rreshta teksti në gazetë, Merkel tha se ajo ishte e tronditur nga detajet e aferave të “arakave të zeza” – një sistem përmes së cilit është finacuar CDU që prej viteve 1970. Me këto kritika, Angela Merkel ka rrezikuar të ardhmen e saj politike brenda partisë CDU, ku Kohl ishte shumë i fuqishëm. Menjëherë pas publikimit të artikullit, Merkel u gjet në shënjestër të kritikave nga mbështetësit e Kohlit.

Por nga ana tjetër, shpjegimi i saj shumë i saktë i çështjes dhe kërkesa për një katarsis – shihej si një kashtë shpëtimi për partinë që fundosej në një krizë edhe më të thellë.

Përgjegjësia e partisë

“Veprimet, të cilat i ka pranuar edhe vetë Kohl, e kanë dëmtuar partinë. Partia nuk i kishte publikuar të dhënat për 1,5 deri në dy milionë marka dionacionesh, të cilat nuk janë deklaruar në raporte… Partia duhet të justifikojë se si kjo është e mundur”, shkruan Merkel për FAZ tre ditë para Krishtlindjeve 1999, duke i krahasuar këto skandale me disa afera që kanë ndodhur në vitet 80-të, kur koncerni Flick, me pagesa të donacioneve kishte shtuar influencën në institucione.

Një nga fjalitë kryesore të letrës së hapur të Angela Merkelit është se “partia – dhe jo vetëm ai (Kohl) – duhet të justifikojë sesi ishte e mundur një gjë e tillë”. Merkel nuk i referohej askujt me emër në këtë letër. Ajo shkruante në shumës dhe thoshte “ne” – ne jemi përgjegjës. Duke përfshirë edhe veten.

Merkel nuk e falte askënd nga përgjegjësia politike për mbledhjen e paligjshme të parave – madje as veten. Gjashtë javë para se letra të botohej në FAZ, u bë e qartë se Kohl ishte personalisht përgjegjës për “arkën e zezë”. Helmut Kohl, njeriu që i mundësoi politikanes së atëhershme të talentuar nga Lindja të ngrihej në krye të politikës gjermane në fillim të viteve 1990, tani sulmohej nga vetë ajo.

Letra historike

Menjëherë pas publikimit, letrës së saj iu dha epiteti “historike”. Ato ditë Angela Merkel, gruaja e cila më pas mori postin e kancelares ku është edhe sot, plot 16 vjet me radhë, rrezikoi të ardhmen e saj politike, rrezikoi gjithçka.

Menjëherë me 22 dhjetor 1999, kundërshtarët e brendshëm filluan ta quajnë atë “babë-vrasëse”, “tradhtare”, një grua që “ndot folenë e lindjes”. Shumëkush u distancua nga ajo publikisht. Por kishte dhe disa që e mbështesnin publikisht.

Në prag të Krishtlindjeve 1999, asokohe i riu Friedrich Merz, deputet i Unionit në Bundestag, tha: “Unë nënshkruaj çdo fjali!” Edhe mediat ishin në anën e Angela Merkelit. Me kalimin e kohës, kritikët ishin gjithnjë e më të heshtur, ndërsa mbështetësit më të zëshëm.

Në lojën krejt ose asgjë, Angela Merkel fitoi. Nga favorizimi i bazës së partisë, tek mbështetja e gjerë e publikut gjerman. Ajo u bë fytyra e CDU-së, një “CDU-je të re”, pa ngarkesa nga e kaluara, që distancohet edhe nga Kohli dhe punët e tij të turbullta. Por një parti, e cila i njeh meritat historike të Kohlit për Gjermaninë.

Helmut Kohl zur CDU-Spendenaffäre
Heshtja e Kohlit

Në artikullin e publikuar në FAZ, Merkel kritikon edhe heshtjen e Kohlit, pasi ai me këmbëngulje refuzonte të publikonte emrat e personave që kanë dhënë donacione sekrete, me shpjegimin se bëhet fjalë për “besueshmërinë e CDU dhe besueshmërinë e partive politike në përgjithësi”. Por Merkel ishte e mendimit se vetëm sqarimi i gjërave mund të forcojë edhe më shumë imazhin e partisë dhe të vet Kohlit, si dhe rolin e tij historik. E do të hapte edhe një perspektivë për forcimin e partisë.

Merkel nuk kërkoi falje me këtë letër për lëshimet e Kohlit. Por arriti një lloj kthjellimi të CDU-së, duke u distancuar bindshëm nga “arkat e zeza” dhe i hapi rrugën partisë që të shkojë përpara.

Mësimet e CDU-së

CDU Schäuble Merkel Friedrich Merz
CDU duhet të mësojë të ecë përsëri, duhet të fillojë të besojë në vete dhe mundësitë e veta, duhet të fillojë beteja politike për të ardhmen e saj, shkroi Merkel. Mes fjalive të buta plot respekt për mentorin e saj politik, mesazhi i Angela Merkel për anëtarët e Unionit CDU/CSU ishte i qartë: Epoka e Helmut Kohl mori fund. CDU duhet të rinovohet nëse dëshiron të mbijetojë. Ndërsa arkat e zeza duhet të shuhen përgjithmonë. Vetëm disa muaj më pas u mbajt kongresi i CDU-së në Essen, në fillim të prillit të vitit 2000. Angela Merkel u zgjodh si gruaja e parë në krye të partisë CDU – me 895 vota nga 937 persona sa ishin në kongres.

Pesë vite më vonë ajo u zgjodh edhe kancelarja e parë në historinë e Gjermanisë.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel babai politik i merkel gjermani helmut kohl kancelarja merke angela merkel babai politik i merkel gjermani helmut kohl kancelarja merke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin