LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Anton Delhysa. Dekorohet! Pushkatohet!

24 February 2020, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË- Është pështjelluese sesi dy njerëz u shfaqën në jetën 47-vjeçare të Antonit në çaste të ndryshme, në mënyrën më kontradiktore të mundshme. Njëri firmosi formalisht dekoratat dhe pushkatimin e tij. Tjetri, nga nxënësi të cilit nuk i mbetej veçse ta vlerësonte djalin e shkëlqyer të një viti më lart, u bë njeriu që vendosi për pushkatimin e tij. I pari ishte Omer Nishani, Presidenti i Republikës Popullore të Shqipërisë. Tjetri ishte Mehmet Shehu, fillimisht bashkënxënës me Anton Delhysën në Shkollën e Fultz-it dhe më pas njeriu që do të vendoste pushkatimin e tij në shkurt të vitit 1951.

Antoni ishte lindur në Prizren. Shkollën fillore e kishte kryer në Graz të Austrisë. Më pas ishte kthyer në vendlindje, por për shkak të represionit serb, në vitin 1918, ishte vendosur në Shqipëri, ku kishte marrë dhe familjen: nënën, vëllezërit dhe motrën. Kishte studiuar në shkollën teknike të Fultz-it, ku ishte dalluar për rezultatet e larta, por edhe për kulturën e gjerë dhe katër gjuhët e huaja. Pas mbarimit të shkollës, ai drejtoi punimet për ngritjen e disa ndërtesave të rëndësishme, por në shkurt të vitit 1951, u arrestua papritur, me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, që, siç është provuar tashmë, nuk kishte të bënte aspak as me të dhe as me 21 të pushkatuarit e tjerë, pas atij incidenti. Ai ishte përcaktuar për t’u arrestuar që në fillim të shkurtit duke iu shënuar emri në listat e drejtorive të Sigurimit të Shtetit dhe ishte pikërisht shoku i tij i shkollës, tashmë ministër i Brendshëm, që vuri kryqin e pushkatimit përbri emrit të tij, një kryq që do i mungonte besimtarit të devotshëm mbi varr sepse ai u gropos me 21 persona të tjera në një gropë të cekët, të përbashkët, në vendin e pushkatimit, në Mënik të Tiranës dhe mbeti aty për 50 vjet. Por Mehmet Shehu nuk u mjaftua vetëm me shënimet vrastare të prapaskenës që zëvendësuan çdo gjykim dhe shkelën çdo ligj. Njeriu i kujtimeve të rinisë së hershme iu shfaq Anton Delhysës edhe në orët e fundit të jetës, kur shkoi në burgun e Tiranës dhe kërcënoi frikshëm të arrestuarit e atyre ditëve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te ish-shoku i tij i shkollës: “Akoma gjallë qenke, zoti Anton?!”.

Mehmet Shehu e dinte që Antoni do të ishte gjallë vetëm për disa orë, e kishte vendosur vetë pushkatimin e tij. Ajo që nuk dihet është arsyeja përse ky njeri që nuk ishte përfshirë kurrë në politikë, u pushkatua. Në librin e tij “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, nga janë marrë të dhënat e këtij shkrimi, historiani Uran Butka sjell interpretimin e tij për pushkatimin e Anton Delhysës. Sipas tij, janë katër arsyet që mund të kenë çuar në eliminimin e teknikut: e para që ishte nga Kosova dhe kosovarët shiheshin me dyshim nga regjimi komunist; e dyta se kishte kryer Shkollën Amerikane të Fultz-it dhe shumë nga ata që kishin mbaruar këtë shkollë, u burgosën dhe u pushkatuan; e treta sepse ai kishte drejtuar punimet për ndërtimin e kombinatit të sheqerit në Maliq dhe inxhinierët e teknikët që thanë kënetën e Maliqit dhe ndërtuan kombinatin e sheqerit aty, u pushkatuan si agjentë anglo-amerikanë dhe së fundmi, sepse Antoni kishte ndërtuar në kohën e Zogut Shkollën Amerikane në Golem, Shkollën Teknike të Fultz-it dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, vepra që e bënin atë të shihej si agjent amerikan nga komunistët.

Ca kohë më parë, kontributi i tij në ndërtimin e këtyre veprave, ishte vlerësuar në dekorata si “kontribut i vlefshëm gjatë periodës së ndërtimit, në ngritjen dhe lumturinë e Atdheut dhe të popullit shqiptar”. Kishte marrë katër medalje pune të Kuvendit Popullor dhe disa vlerësime nga ndërmarrjet e ndërtimit, që me përmbajtjen e tyre e bëjnë edhe më të pabesueshme përmbysjen e  ndodhur në shkurt të 1951-shit, kur ai do të akuzohej “për krime kundër shtetit dhe kundër popullit”. U akuzua si agjent amerikan dhe si terrorist. Nuk pranoi asgjë nga këto sepse asgjë nuk ishte e vërtetë. “Nuk kam marrë pjesë dhe nuk kam kryer asnjë akt terrorist…Akuzën nuk e pranoj…Në shkollën teknike kam qenë, por nuk kam marrë pjesë në ndonjë kurs spiunazhi…”, janë fjalët e tij të ruajtura në procesverbale dhe të publikuara në librin e studiuesit Uran Butka. Megjithatë vendimi ishte marrë tashmë. Ai ishte dënuar, pa gjyq, me pushkatim. Profesionalizmi, përkushtimi, kultura, humanizmi, aftësitë dhe virtytet e tij nuk bënë t’i dridhej dora askujt në marrjen dhe çuarjen në fund të këtij vendimi. Ishte shumë e thjeshtë për duart vepruese të diktaturës t’u vinin kryq këtyre vlerave dhe njeriut që i mbartte. Në librin “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, historiani Uran Butka sjell kujtimet e inxhinierit Irfan Tërshana për Anton Delhysën, që i zgjerojnë edhe më dimensionet e tij. Irfan Tërshana kujton që kur po hapeshin themelet e godinës së Ambasadës Amerikane, asaj që ekziston edhe sot në Tiranë, ndërhyrja e Antonit i kishte shpëtuar jetën atij dhe grupit të punëtorëve. Antoni kishte vënë re mungesën e dërrasave mbështetëse në anët e themeleve dhe i kishte nxjerrë jashtë menjëherë. Vetëm pak mintua më vonë dheu ishte shembur.

Të njëjtin përkushtim kishte pasur për çdo vepër që i ishte besuar. Pas atyre të ndërtuara në kohën e Mbretërisë, ai punoi ca kohë në Bashkinë  e Tiranës dhe më pas, gjatë pushtimit italian dhe gjerman, si teknik ndërtimi në kadastër. Me vendosjen e regjimit komunist mbeti ca kohë pa punë, por nuk do të kalonte shumë kohë dhe aftësitë e tij do të nevojiteshin në ndërtimin e kombinatit të sheqerit në Maliq, në spitalin e Gjirokastrës, në fabrikat e tullave të Vlorës dhe Fierit, deri dhe të një depoje drithi në Roskovec, ku u internua pas disa vitesh familja e tij. Dhe pastaj: ndal! Sigurimi kishte vendosur që ai duhej të pushkatohej. Vendimi u ekzekutua mesnatën e 26 shkurtit. Familja do ta mësonte vetëm disa ditë më vonë pushkatimin e tij, kur do të mësonte dhe internimin e saj. E bija, Antoneta Delhysa, nuk mund ta harrojë atë ditë. Ishte 1 mars. Pas dy ditësh, te porta ndaloi kamioni që do t’i çonte drejt vendit të internimit, ku kishin hipur më parë dhe familjet e Manush Peshkëpisë, Lluka Rashkoviçit, Fadil Dizdarit, të pushkatuar me Anton Delhysën. Vetëm një qilim mundën të merrnin nga gjithë plaçkat që u vulosën dhe u sekuestruan, për të mos iu kthyer më kurrë familjes Delhysa. Fillimisht ndaluan në Berat dhe më pas i çuan në vendin e tyre të internimit, në Roskovec.  Në mbrëmje, i futën në një depo grumbullimi, pa dritare dhe pa derë, rolin e së cilës do e luante një perde që polici e hapte sa herë donte t’i kontrollonte. I vetmi që i vizitonte. Fshatarët e zonës i shihnin me frikë. Kjo i priste tashmë: një jetë e vështirë, e survejuar, e izoluar, me barrën e rëndë të drithit në shpinë dhe etiketimin armik. Të gjitha këto tronditje dhe vështirësi do të rëndonin shëndetin e bashkëshortes së Antonit, Karolinës dhe lutje pas lutjesh, familjen e hoqën nga Roskoveci dhe e çuan në Kavajë. Survejimi vazhdoi edhe atje. Madje që kjo të realizohej sa më lehtë, i vendosën në një dhomë ngjitur me policinë.

Për diçka ishin bindur tashmë, siç thotë Antoneta Delhysa: atë terror, familja nuk e kishte përjetuar as nga serbi dhe as kur kishin ikur nga Prizreni për në Shqipëri. Diktatura komuniste e kishte shkelur premtimin e kësaj toke.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur anton delhysa krimet e komunizimit anton delhysa krimet e komunizimit

Sondazh

Art&Argëtim 24 February 2020, 11:47

Studioja turke “Red Yacht Design” dhe zyra holandeze e projektimit “Dykstra Naval Architects” janë bashkuar për të realizuar  një koncep...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin