Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Shkak për anulimin është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori.

PALASË- Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut.
Shkak për anulimin është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori.
“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese”, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën e përzgjedhjes së partnerit privat.
Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private, ku shteti vë në dispozicion prona në zona turistike, ndërsa investitori merr përsipër ndërtimin e objekteve publike dhe zhvillimin e strukturave hoteliere.
Skema përfshin tri zona të veçanta, një për funksione publike dhe dy për zhvillim hotelerie dhe shërbimesh turistike.
Qendra e shërbimeve publike është planifikuar pranë rrethrrotullimit të Palasës, në një pronë shtetërore me sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë. Ajo përfshin stacionin e policisë në Palasë, Policinë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, shërbimin zjarrfikës dhe shërbime shëndetësore e emergjence.
Në këmbim të financimit të këtyre objekteve, partneri privat do të zhvillojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.
Prona në Palasë, ku ndodhen funksione të stacionit të policisë, ka sipërfaqe prej 2,555 metrash katrorë, me një potencial orientues zhvillimi prej rreth 3,577 metrash katrorë.
Në Dhërmi, projekti përfshin pronën e Policisë Kufitare pranë vijës bregdetare, me truall rreth 1,500 metra katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej 312 metrash katrorë. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit ishte rreth 2,100 metra katrorë.
Sipas kushteve të konkurrimit, investitori privat duhej t’i kalonte Korporatës të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në secilën strukturë akomoduese.
Kjo pjesë do të shërbente si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike. Anulimi i procedurës në Palasë dhe Dhërmi pason edhe raste të tjera të projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare që janë anuluar ose rishpallur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve./Monitor
TIRANË- Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerë...
TIRANË- Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të...
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranë...
TIRANË- Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT ka mohuar pretendimet se rreth 300 të rinj kanë kërkuar ndihmë mjekësore...
Pamje PRISHTINA- Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim për 65-vjeçarin i dyshuar për vrasje të r&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar një zgjerim të ndjeshëm të organikës së gjyqtar&eu...
Pamje TIRANA- Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku qytetarët kanë zgjedhur një form...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbjedhje të Qeverisë. Fotografi nga arkivi. Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxh...
Pamje TIRANA- Gjashtë qytetarë janë shoqëruar me forcë nga policia gjatë protestës së zhvilluar këtë të...
Foto ilustruse LEZHA- 16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t&...