LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin/ Rritje pagash, shtesash për fëmijë dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i projektuar që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim është 200 miliardë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar për vitin 2026. Ai tha se të hyrat e Administratës Tatimore për vitin 2027 pritet të jenë sa 60 për qind e të hyrave që do të mbledhë Dogana.

2 November 2026, 18:51 Nga G.M
Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin/ Rritje pagash, shtesash për
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbjedhje të Qeverisë. Fotografi nga arkivi.

Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, i cili, sipas ekzekutivit përfshin rritjen e shtesave për fëmijë, pagën e 13-të, rritjen e koeficientit të pagave, mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë dhe investime kapitale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i projektuar që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim është 200 miliardë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar për vitin 2026. Ai tha se të hyrat e Administratës Tatimore për vitin 2027 pritet të jenë sa 60 për qind e të hyrave që do të mbledhë Dogana.

“Po rritet ekonomia e po shtohet punësimi”, tha Kurti më 2 nëntor, duke shtuar se në tremujorin e parë të këtij viti, rritja ekonomike ishte 5.4 për qind, ndërkaq në tremujorin e dytë ishte 5.1 për qind.

Sipas Kurtit, buxheti i vitit 2027 do të jetë i investimeve të mëdha kapitale.

“Për herë të parë buxheti parasheh mbi 1 miliard euro vetëm në kategorinë e investimeve kapitale. Këtu përfshihet ndërtimi i rrugëve të reja, siç janë: unaza e jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël-Banullë që bashkon dy autostrada, autoudha e dukagjinit dhe shumë rrugë të tjera rajonale dhe nacionale që parashihen të zgjerohen dhe rehabilitohen”, tha ai.

Rritja e shtesave dhe pagave

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se projektbuxheti parasheh rritjen e shtesave për fëmijë, që sipas tij, do të ndahet në katër faza. Ai tha se në janar, shtesat do të rriten për 25 për qind, e kjo rritje do të jetë e përvitshme deri më 2030, kur, sipas tij, kompletohet dyfishimi i shtesave. Si ilustrim, ai tha se një familje që ka dy fëmijë, në janar do të marrë nga 75 euro shtesa.

Shtesat për fëmijë: Kush fiton e kush humb?

Një tjetër element i projektbuxhetit është rritja e koeficientit të pagave për 120 euro dhe paga e 13-të.

“Në pjesën e parë të vitit është paga e 13-të, ndërkaq në pjesën e dytë rritja e pagës për të gjithë nëpunës. Kjo e çon buxhetin e pagave në 1 miliard e 85 milionë euro e që kur përpjesëtohet me rreth 85 mijë nëpunës publikë, paga mesatare bruto rezulton mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj”, tha Kurti.

Punëtorët e sektorit publik në mars të këtij viti morën pagën e 13-të. Pagë të plotë marrin ata që kanë përvojë pune njëvjeçare, ndërkaq ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të. Projekbuxheti i ri po ashtu parasheh edhe rritje të mbështetës për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u dënuan në shkallë të parë për krime lufte më 16 shtator, dhe Qeveria është zotuar se do të ndihmojë që ky vendim, siç ka thënë, “të korrigjohet” në fazën e Apelit.

Vendi ka krijuar edhe një grup punues, që udhëhiqet nga kryediplomati Glauk Konjufca, dhe në të ka përfaqësues të partive politike, dhe sipas Kurtit, për pjesën tjetër “të angazhimit dhe mbështetjes”, Qeveria pret strategjinë që do ta krijojë ky grup punës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se rritje do të ketë buxheti për barnat esenciale, duke argumentuar se për këtë arsye, buxheti i projektuar për kategorinë mallra dhe shërbime do të jetë 586 milionë euro. Ekzekutivi kosovar argumentoi se te kjo kategori është përgjysmuar buxheti për shpenzime jashtë vendit dhe ato para janë bartur si buxhet për barnat esenciale për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Murati tha se për kategorinë subvencione dhe transfere, parashihet një buxhet prej 1 miliard e 446 milionë euro. Rritja prej 6.5 për qind, sipas tij, përfshin rritjen e shtesave për fëmijë, por edhe të pensioneve, siç është ai bazik. Ky buxhet po ashtu ka paraparë edhe themelimin e avionkompanisë të parë të Kosovës. Ekspertët e aviacionit civil i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se kostot e larta dhe konkurrenca ndërkombëtare mund ta vështirësojnë qëndrueshmërinë e një kompanie të tillë shtetërore.

Miratimi i projektbuxhetit në mbledhjen e së hënës vjen mes kritikave nga opozita për shkeljen e afatit për dërgimin e tij në Kuvend. Sipas Ligjit për ndarjet buxhetore, Qeveria duhet ta dërgojë projektbuxhetin në Kuvend jo më vonë se 31 tetori. Po më 31 tetor, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e kritikoi Kurtin për mosdërgimin e buxhetit në Kuvend brenda këtij afati.

“Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët”, shkroi ajo në rrjetet sociale./REL

qeveria e kosovës albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin