LIVE UPDATES
Ekonomi

Ari arrin rekord të ri, a do të ketë efekt në ekonominë shqiptare?

5 August 2020, 11:05 Nga DOSJA
Ari arrin rekord të ri, a do të ketë efekt në ekonominë

Ari ka zgjeruar vlerën e tij në tregjet ndërkombëtare mbi 2,000 dollarë për një ons duke vendosur një rekord të ri të lartë ndërsa aksionet globale ishin më të ultat, teksa investitorët ishin sy e vesh për bisedimet e mëtejshme të SHBA-ve për të zgjeruar stimujt ekonomikë.

Metali i çmuar, i parë si një parajsë gjatë kohërave të pasigurisë, u rrit mbi 0.6 përqind në tregtinë Azi-Paqësor të mërkurën (sot) për të prekur një kuotë të plotë prej 2,031,14 $ për ons troy. Nga mesi i pasdites së djeshme (të martën), ari kishte marrë tashmë një pjesë të kësaj fuqie, duke u tregtuar 0.3 përqind më shumë.

Çmimi i arit është rritur në më shumë se 30 përqind këtë vit, dhe gjatë natës theu nivelin historik prej 2,000 dollarë pasi fitimet e dobëta të korporatave shkaktuan shqetësime për rimëkëmbjen ekonomike të SHBA-ve.

Aksionet humbën pak nga shkëlqimi i tyre, me indeksin Topix të Japonisë duke rënë 0.3 përqind dhe S&P / ASX 200 të Australisë duke rënë 0.6 përqind. CSI 300 i aksioneve të listuara në Shanghai dhe Shenzhen ishte e sheshtë, ndërsa Hang Seng i Hong Kong u rrit me 0.6 përqind.

Kontratat e së ardhmes raportuan S&P 500 të Ëall Street në rënie me 0.2 përqind teksa tregtia amerikane nis më vonë, pasi e mbyllën të martën me rritje 0.4 përqind. FTSE 100 i Londrës pritej të binte me të njëjtën vlerë.

Në afatgjatë, dollari është akoma i ndjeshëm ndaj nënçmimit

Tregtarët janë duke parë nga afër negociatat në Uashington për masat e reja për të mbështetur ekonominë amerikane gjatë pandemisë koronavirus. Udhëheqësit e Kongresit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë paralajmëruan të martën se ata ishin akoma larg një marrëveshjeje të mundshme për më shumë stimuj.

Senatori Mitch Mçonnell, një republikan i spikatur, më parë sinjalizoi gatishmërinë për të zgjatur në kohë pagesat prej 600 $ në javë për amerikanët e pamundur dhe në pamundësise për të punuar për shkak të pandemisë.

“Megjithë vazhdimin e negociatave, bisedimet deri më tani nuk kanë përparuar,” tha Tapas Strickland, një ekonomist në Bankën Kombëtare të Australisë. “Sidoqoftë, tregjet marrin parasysh që zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve po afrojnë.”

Indeksi i dollarit, i cili gjurmon monedhën amerikane ndaj një shporte të ngjashmish, ra 0.3 përqind në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet. Disa strategë mendojnë se vlera e monedhës së gjelbër mund të bjerë më tej duke marrë parasysh shtrirjen e lehtësimit monetar në ekonominë më të madhe në botë.

Një ditë më parë

Ari arriti në 2,000 dollarë për ons të martën, një moment historik që arrin një rekord i shkaktuar nga bonot dhe frika e ndikimit të Covid-19 në ekonominë globale. Rritja prej 32 përqind këtë vit e ka bërë arin një nga asetet kryesore në botë me performancën më të mirë, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve për numrin në rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me koronavirus, veçanërisht në SHBA, dhe ndikimin e triliona dollarëve si stimul nga qeveritë dhe bankat qendrore në të gjithë botën. “Shkaku kryesor [pas performancës] është pasiguria,” tha George Cheveley, një menaxher fondesh në Ninety One. “Është e pasigurt nëse bota do të zhytet në recesion vitin e ardhshëm ose do të rimëkëmbet, e nxitur nga programet stimuluese.”

“Kur mendoni në lidhje me këto dy rezultate, ari ka një vend,” tha ai. Rritja e çmimit të metaleve, e përdorur shpesh si parajsë në kohë stresi, buron pjesërisht nga kërkesa e investitorëve për fonde të tregtuara me ar, të ruajtura të cilat janë rritur në nivele rekord. Investitorët mbajtën para neto prej 7.4mld $ në para në ETF (Gold backed Exchange Traded Funds ) të mbështetur nga ari muajin e kaluar, sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit – duke shtuar në këtë rekord 40 miliardë dollarë që investuan në gjysmën e parë të vitit. Ari do të përfitonte pasi rendimentet e bonove vazhduan të rrëshqisnin (të binin) dhe inflacioni filloi të materializohej, tha Jim Luke, një menaxher fondesh në Schroders. Vlerat reale të bonove 10-vjeçare të SHBA-ve, të cilat marrin parasysh inflacionin, u ulën në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave me minus 1.02 përqind këtë muaj.

“Ne jemi në një botë ku inflacioni do të lëvizë mbi objektivat dhe normat reale do të jenë dukshëm më të ulëta se tani,” tha Z. Luke. Në mënyrë tipike, ari vuan një disavantazh në lidhje me bonot e qeverisë – një strehë klasike për investitorët konfuzë – sepse nuk ofron dividentë ose pagesa të interesit. Por lehtësimet agresive nga bankat qendrore, përfshirë programet e mëdha të blerjes së bonove nga Rezerva Federale e SHBA-ve, do të thotë që kthimet në dispozicion të blerësve të rinj të bonove janë të pakta.

Pika referuese e bonove qeveritare 10-vjeçare tani është afro 0.5 përqind. Shumë bono qeveritare mbajnë rendiment negativ, që do të thotë se blerësve u garantohet humbje nëse mbajnë borxhin deri në maturim. Kjo rrit tërheqjen relative të arit. Qeveritë në botë kanë njoftuar stimulim me vlerë 20 trilion dollarë për të luftuar ndikimin e koronavirusit, sipas Bankës së Amerikës, pak më shumë se 20 përqind e produktit të brendshëm bruto global. Banka tha se ndikimi i koronavirusit dhe tensioneve SHBA-Kinë mund të shtyjë çmimin e arit në 3,000 dollarë për një ons troy në 18 muajt e ardhshëm. Ari është akoma nën pronësi të investitorëve globalë në raport me stoqet globale, sipas bankës, me më pak se 3 përqind të aktiveve të tyre në metalin e çmuar. Në 1980, alokimet ishin deri në 6.2 përqind, thanë analistët e bankës. “Ne ende shohim hapësirë ​​të mjaftueshme për tregtarët të marrin në konsideratë rritjen e arit në pronësi të tyre,” shtuan ata.

Çmimi i arit nuk është gjithmonë i lartë për çdo kohë duke marrë parasysh inflacionin. Fahad Kamal, strateg i tregjeve në Kleinëort Hambros, tha që “kur konsideroni inflacionin, çmimi më i lartë I arit I të gjitha kohërave është rreth 2.500 dollarë. . . kur tanket sovjetike u futën në Afganistan në 1979 ”.

Z. Luke në Schroders tha se performanca e arit mund të evoluonte më tej, teksa investitorët të pësuan norma reale negative dhe vlerësime të larta të tregut të aksioneve. “Njerëzit që i hedhin sytë nga ari kanë tendencë të karakterizohen si” manjat ari” (njerëz që marrin vesh)dhe disa kanë atë lloj mentaliteti të besimit të verbër,” tha ai. “Por ajo që tërheq investitorët në ar tani nuk është besim në ar, por është më shumë mungesë besimi në gjëra të tjera – si në bankat qendrore, qeveritë dhe, veçanërisht, mungesa e besimit në disponueshmërinë e kthimeve reale diku tjetër. Ari është e kundërta e kësaj. ” Ari u tregtua për herë të fundit 2.1 përqind në ditë me 2,018 dollarë për një ons troy.

A do të ketë rritja e cmimit të arit efekt në ekonominë shqiptare?

Eksperti i bankave Elvin Meka shpjegon për gazetën “Si”, se rritja e çmimit të Arit në botë është rrjedhojë logjike e pasigurisë që ekziston rreth krizës shëndetsore, e cila në vijim ka ndikuar e po ndikon dhe në perceptimin e aktorëve dhe investuesve në treg, lidhur me rreziqet madhore me të cilat përballet në vijim ekonomia globale. Ne kushte të tilla, preferohet investimi ne një aktiv që konsiderohet strehë e sigurt për ruajtjen e vlerës. Këtë funksion Ari e ka luajtur në çdo kohë, edhe pas krizës financiare të vitit 2008-2009, madje rivlerësimi i asaj periudhe është pak a shumë në të njëjtat nivele si në situatën aktuale.

Ai mendon se rritja e çmimit të Arit nuk është se do të ketë ndonjë efekt të gjerë në ekonominë shqiptare, me përjashtim të rritjes së fortë të çmimeve të bizhuterive dhe stolive, si dhe vet shufrave dhe pllakave të Arit, që blihen për investim.

Në ekonomi sipas tij ndikon luhatja e kursit të këmbimit të Lekut me Euron dhe Dollarin.

Vetëm një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari pësoi rënie në tregun e brendshëm me 0,26 pikë përqindjeje. Ky trend është vërejtur që të paktën prej fillimit tëmarsit me luhatje.

“Sa për faktin se çfarë këshillohet të bëhet në Shqipëri në këto situata, mendoj se një opsion që mund të konsiderohet nga investuesit është blerja e drejtpërdrejtë te bankat e shufrave dhe pllakave të Arit. Gjithsesi. Kjo alternativë mbetet e kufizuar dhe gjykoj se në kushte të tilla duhet të mbizotërojë logjika e ftohtë e investuesit racional, që në thelb ka diversifikimin e investimeve në një portofol shumëllojësh, sesa thjesht përqendrimin në një aktiv specifik, siç është Ari.”- thotë Meka.

Sigurisht që, vijon ai, me përmirësimin e situatës shëndetësore dhe rimëkëmbjen ekonomike, edhe çmimi i Arit do të përshtatet, jo vetëm thjesht sipas kërkesave të tregut, por edhe në përputhje me nivelin e perceptimit të rreziqeve në treg.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi cmimi i arit ekonomia shqiptare cmimi i arit ekonomia shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin