LIVE UPDATES
Ekonomi

Dasmat s’ndalen, ahengje ‘alla shqiptarçe’ deri në 4 ditë. Familjarë dhe pronarë lokalesh korruptojnë polici

2 August 2020, 12:51 Nga DOSJA
Dasmat s’ndalen, ahengje ‘alla shqiptarçe’ deri në

Nëse ju ka qëlluar të shikoni foto apo video dasmash në rrjetet sociale këto ditë, dijeni që nuk jeni të vetmit. Edhe pse ndodhemi në mesin e një krizë shëndetësore globale, fotot e nuseve, vellove dhe dasmave madhështore që kanë pushtuar rrjetet sociale nuk janë nga arkivi.

Duke qenë se po përballemi me klime të egër pandemie, dasmat, fejesat apo gostitë ndalohen, por kjo nuk i ka penguar shumë administratorë lokalesh dhe çifte të reja, të ecin përpara me planet e tyre, të shtyrë shpesh edhe nga zakonet shqiptare se data e dasmës nuk shtyhet apo kthehet sepse do t’u sjellë fat të keq të sapo-martuarve. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë të sapo-martuarit në këtë periudhë e kanë nisur me “këmbën e mbarë”.

Shumë prej rasteve me Covid-19 të zbuluara kohët e fundit kanë qenë mysafirë nëpër dasma dhe festa të tjera familjare. Njëra prej tyre, një 32 vjecare nga Shkodra ndërroi jetë disa muaj më parë pasi kishte marrë pjesë në një dasmë, ndërsa një 45-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë pasi u infektua në një festë në Durrës.

Areti Beruka, drejtuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë i thotë Gazetës “Si” se ka një akt normativ që ndalon edhe dasmat. “Po, janë të ndaluara të gjitha grumbullimet që nga morti, konferencat dhe dasmat. Pra, nuk lejohen më shumë se 10 vetë në ambient të hapur. Dhe i kontrollojmë me Policinë e Shtetit, ndërkohë gjoba është 10 milionë lekë” thekson Beruka.

Megjithatë, as rritja e numrit të të infektuarve dhe as urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka bindur qytetarët të shmangin dasmat dhe ceremonitë e tjera; ata duket se ua “kanë gjetur anën” edhe autoriteteve policore.

Gazeta “Si” mëson se në dasmën e fundit që do të mbahet në një lokalet e zonës së Saukut, i cili i përket një prej të afërmëve të një politikani, familjet e të sapomartuave korruptuan policët e zonës, në mënyrë që të shmangin kontrollet, por edhe të mund të mbanin, ashtu sic e kërkon “zakoni”, aheng në shtëpi për 4 ditë rresht. Kjo dasmë, mbledh më shumë se 200 të ftuar, (100 në dasmën e nuses të shtunën dhe më shumë 100 në atë të dhëndrit të dielën.

Të dyja do të mbahen në të njëjtin lokal dhe në ambient të mbyllur edhe pse rezorti ofron edhe ambient të hapur. Sigurisht, duke qenë se rrezikon të gjobitet, ai i ka kërkuar dy familjeve të çiftit gati dyfishin e parave për mbajtjen e dasmës atje.)

“Ne do të shpërndajmë maska dhe alkool në fillim të dasmës, çdo tavolinë ka dezinfektues, madje të ftuarit janë të lutur të vendosin doreza kur dalin në valle”, i thotë një prej familjarëve në kushte anonime Gazetës.

“Më kanë kërkuar shumë njerëz ta anuloj, por nuk do ta lë djalin pa dasmë”, shton ai.

Kjo është vetëm një nga shembujt që tregon se dasmat, të cilat ekspertët i kanë cilësuar si bomba epidemiologjike, nuk po mbahen as fshehurazi dhe as në mënyrë të kufizuar. Edhe pse policia ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë disa pronarë lokalesh në Durrës, Lezhe dhe Tiranë, shumë janë mbajtur dhe duket se do të vazhdojnë të mbahen gjatë gushtit dhe më tej.

Dhe kjo është skemë që po përdoret në të gjithë vendin; bashkëpuno me policinë dhe vijo ahengun familjar i qetë.

Pse dasmat janë kaq të rrezikshme dhe përse qytetarët nuk po i binden autoriteteve?

Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik thotë se të gjitha aktivitetet në mjedise të mbyllura, sidomos ato ku marrin pjesë një numër i madh personash, të cilët për shkak të natyrës që ka dasma nuk mund të respektohet distanca sociale, ka të folur me zë të lartë, të kënduar, përbën një aktivitet me risk të lartë. Sipas tij, qytetarët nuk po i binden më Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të panikut të krijuar gjatë karantinës, duke bërë që autoritetet të humbin besimin e njerëzve.

“Çështja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe distancimit që është krijuar mes ministrisë dhe qytetarëve, apo e faktit që qytetarët nuk janë bashkëpunues, nuk i respektojnë rekomandimet. Nuk është diçka që ka filluar kohët e fundit. Kjo është krijuar që prej periudhës së karantinës kur Ministria dhe komiteti i ekspertëve, në vend që të përdornin periudhën për të fituar besimin e qytetarit, e përdorën për ta frikësuar qytetarin në mënyrë të pakuptimtë”, shprehet Dasho për Gazetën Si. “Vendosën më tepër se ç’duhej masat e karantinës dhe qytetari sot është mos besues edhe kur merr mesazhe qe janë të drejta, siç është mesazhi për mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura, si i ndalimit te ceremonive apo edhe ruajtja e distancimit social. Të gjitha këto janë masa të drejta të cilat qytetarët duhet t’i zbatojnë duke mbrojtur veten dhe të afërmit”, shprehet ai.

Sipas ekspertit, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk po e kupton se duhet të vendosë partneritet me qytetarin, partneritet që do të duhej të krijohej nëpërmjet një strategjie të qartë komunikimi që nuk vendoset as nëpërmjet masave frikësuese, as nëpërmjet kërcënimeve për gjoba, por nëpërmjet një strategjie komunikimi, bashkëkohore dhe të integruar.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dasmat në shqipëri koronavirusi ne shqiperi dasmat në shqipëri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...