Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në pranga ka rënë një 51-vjeçar, në kuadër të operacionit “Fireworks 3”, pasi në magazinën që administronte në zonën e “Tregut Çam” u gjetën 1853 fishekzjarre.

TIRANË - Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient me lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, të cilat dyshohet se përdoreshin për furnizimin e personave që merrnin pjesë në protesta. Në pranga ka rënë një 51-vjeçar, në kuadër të operacionit “Fireworks 3”, pasi në magazinën që administronte në zonën e “Tregut Çam” u gjetën 1853 fishekzjarre.
Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet D. K. nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre produkteve dhe as dokumentacion për blerjen e tyre. Mallrat piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së 24 tetorit 2026.
Operacioni “Fireworks 3” synon identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende të kundërligjshme, të përdorura për akte dhune ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimin e objekteve publike e private.
Ky është rasti i dytë i evidentuar nga Policia e Tiranës brenda pak ditësh. Një ditë më parë, uniformat blu sekuestruan 47 pako me fishekzjarre në një banesë në rrugën “Zela”, të cilat, sipas hetimeve, shiteshin për qëllime të kundërligjshme.
Materialet procedurale për rastin e 51-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme.
Operacioni “Fireworks 3”/Kishte magazinuar 1853 fishekzjarre, në ambientin që administronte te “Tregu Çam”, arrestohet 51-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat.
Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme.
Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireworks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.
Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
KAKAVIJË- Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës strukturat doganore kanë parandaluar një rast të dyshuar të...
TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë 22 protestu...
KROACI- Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një ...
ELBASAN- Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në nj&eu...
BERAT- Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar ...
Günther Fehlinger-Jahn TIRANË- Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, i ka bërë thirrje kryeminist...
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këng...
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Blutë bëjnë me d...
foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Bëhet me dije se i plagosur k...
foto ilusturese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës...