Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë Albchrome sh

ELBASAN- Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik të lartë për shëndetin publik.
Një kontroll në terren nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka zbuluar një skandal të rëndë: operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike tejet helmuese në ambient të hapur, duke provokuar një katastrofë të heshtur mjedisore.

Kapitali publikon ekskluzivisht raportin e kontrollit në subjektin Albchrome me përfaqësuese ligjore administratoren Teuta Ustundag. Raporti i mbajtur nga inspektorët Xhevdet Haxhiaj, Henri Bacinozi, Enver Halipaj, konstaton një genocid të mirëfilltë mjedisor me pasoja fatale për shëndetin e popullatës lokale.
Gjetja më alarmante e inspektimit është konstatimi i mbi 300 ton pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kodin e rrezikshëm mjedisor 10 08 15*.
Këto mbetje industriale, të cilat përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, ishin paketuar në thasë të thjeshtë "bigbag" dhe liheshin të stivuara në qiell të hapur prej më shumë se një viti.
Skandali thellohet më tej me menaxhimin e skorjeve të ferrokromit (kodi 10 08 09). Venddepozitimi i tyre masiv është krejtësisht i paizoluar, pa rrethim perimetrik dhe pa asnjë kanalizim mbrojtës.
Në kontakt me shiun dhe agjentët atmosferikë, këto skorje oksidohen në mënyrë të vazhdueshme.

Ujërat e ndotur që gjenerohen nga ky proces, të ngarkuar me mbetje të rrezikshme metalurgjike, rrjedhin jashtë çdo kontrolli, thithen nga toka dhe helmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë basenet e ujërave nëntokësorë të zonës së Papërit.
OBSH e klasifikon si kancerogjen të Grupit 1
Mbetjet e rrezikshme që lëngojnë në uzinë sulmojnë shëndetin e popullatës përmes dy rrugëve fatale: ajrit dhe ujit. Nga njëra anë, 300 tonët e pluhurit të filtrave (kodi 10 08 15*), të lënë për mbi një vit në thasë të thjeshtë në ajër të hapur, thërrmohen dhe përhapen nga era në atmosferë duke u thithur direkt nga banorët.
Nga ana tjetër, skorjet masive të paizoluara (kodi 10 08 09) shplahen nga shiu, duke bërë që Kromi Heksavalent dhe metalet e rënda të depërtojnë thellë në tokë. Ky proces kontaminon direkt rrjedhat e ujit nëntokësor dhe burimet e zonës, duke bërë që helmet të përfundojnë në ujin e pijshëm dhe në produktet bujqësore që vaditen me to.
Prania e Kromit Heksavalent në ajër dhe në ujë është një alarm i kuq, pasi ky element është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si kancerogjen i Grupit 1.
Pasoja fatale për shëndetin e popullatës
Thithja e pluhurit dhe konsumi i ujit të ndotur shkaktojnë direkt kancer të mushkërive, si dhe rritin ndjeshëm rrezikun për kancer të stomakut, mëlçisë dhe veshkave.
Përveç rrezikut tumoral, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre mbetjeve shkakton dëmtime të rënda të rrugëve respiratore – si bronkit kronik dhe fibroza të pakthyeshme – si dhe mbart veti mutagjene që dëmtojnë direkt ADN-në, duke shfaqur rreziqe serioze riprodhuese për gratë shtatzëna.
Së fundmi, përdorimi i thjeshtë i ujit të kontaminuar provokon pezmatim të rëndë të lëkurës (dermatit), alergji të forta mjedisore dhe ulçera të hapura dermale që kurohen me mjaft vështirësi.
Banorët e Papërit dhe Elbasanit po thithin dhe pinë pa e ditur një helm që qëndron i stivuar në qiell të hapur prej më shumë se një viti.
Kaos mjedisor dhe instalime të fshehura
Dokumentet e AKM-së dëshmojnë një anarki të plotë brenda rrethimit të uzinës. Albchrome ka operuar në mënyrë të fshehtë një stacion të tërë karburanti (pika ID 1.10) pa e deklaruar dhe pa e përfshirë fare në lejen e mjedisit.
Gjithashtu, pranë depozitës së naftës – e cila nuk ka as argjinaturë mbrojtëse për rreziqet e rjedhjes – inspektorët gjetën maku lëndësh skrapi dhe mbetje bidonash plastikë të hedhur pa asnjë lloj ndarjeje apo kriteri mjedisor.
Faktet e zbuluara në Papër tregojnë qartë se si operon industria e rëndë kur fitimi i biznesit vihet përpara sigurisë së jetës së banorëve dhe mbrojtjes së mjedisit./Kapital.al
BERAT- Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar ...
Günther Fehlinger-Jahn TIRANË- Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, i ka bërë thirrje kryeminist...
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këng...
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Blutë bëjnë me d...
foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Bëhet me dije se i plagosur k...
foto ilusturese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës...
TIRANË- Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiran...
Viktima Arlinda Zekajt, autori Albert Sylaj KOSOVË- Autori i vrasjes së Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati, dy ditë ...
Letra KOSOVË- Letra përmes së cilës Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, vetëm tri ditë para se t...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka vënë në pranga një ish-jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ...