"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Arrestohet i riu në Kuçovë, e grushtoi 54-vjeçarin sa e bëri për spital
1 November 2021, 14:13Nga DOSJA
KUÇOVE– Një 37-vjeçar me iniciale S.S nga Kuçova ka goditur rëndë me grushta një 54-vjeçar në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Beratit, por për shkak të plagëve të marra 54-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nga njoftimet zyrtare mësohet se personi që e ka goditur ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i Policisë:
Sipas njoftimit zyrtar të Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar ...
9GLASGOW- Kyreministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Glasgow të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në Samitin e Cop26.Rama është pritur nga kryeministri ...
LEZHË – Hermal Shabani, qytetari nga Lezha prishi varrin e nipit të tij për të varrosur të vëllain, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. I detyruar nga mu...
LEZHË – Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me kallamishte në Knallë, hyrje të Shëngjinit, duke e kthyer atë në një vatër të rrezikshme zjarri.Aktual...
TIRANË– Ditën e sotme disa të rinj në qytetin e Fierit kanë dalë në protestë përballë Drejtorisë së Policisë së qytetit pasi shprehen se janë skualif...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sekuestro preventive të truallit të Teatrit Kombëtar. Ditën e sotme, juristja Adriana Kalaja në një de...