Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Autorët ishin 3, njëri priti në mjet! Si u vra ish-efektivi në Laç, kamerat filmuan
1 November 2021, 13:24Nga DOSJA
LAÇ– Tre kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e ish-efektivit Xhelal Reçi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Mësohet se të tre autorët kanë qenë në pritje të mbërritjes së Reçit, i cili në të njëjtën orë hapte bizneset që kishte.
Në momentin që kanë parë shënjestrën, dy persona kanë zbritur nga “Toyota” dhe kanë kryer vrasjen, ndërsa i treti ka qëndruar në vendin e shoferit, i gatshëm për tu larguar pas krimit. Në momentin që dy personat janë siguruar që Reçi kishte ndërruar jetë, janë kthyer në mjetin me targa italiane dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zone, pamje të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po shqyrtohen. Makina e autorëve është gjetur e djegur vetëm pak minuta pas krimit, ndërsa deri më tani mësohet se janë shoqëruar në polici 16 persona. Ata dyshohet të kenë qenë dëshmitarë në ngjarje dhe të afërm të viktimës. Pista ku po hetohet janë konfliktet e edjalit të Xhelal Reçit, Besnik Reçi.
ANGLI –Një grup kriminal prej 11 personash, 10 prej të cilëve shqiptarë, janë dënuar me burg në Angli pasi u shpallën fajtorë për prodhimin dhe shpërndarj...
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë ka nisur diskutimet me një debat mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputetëve të opozitës, PD-LSI. Man...
TIRANË-Ambasada amerikane në Shqipëri, këshillon të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për llotari amerikane se nuk duhet të aplikojnë 2 herë pasi rrezi...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes së sotme në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë...