Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas policisë, i riu u kap në flagrancë gjatë kontrollit fizik, ku iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike, të paketuara dhe gati për shitje.

LEZHË- Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Impuls”, në kuadër të planit operacional “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Në pranga ka rënë shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Sipas policisë, i riu u kap në flagrancë gjatë kontrollit fizik, ku iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike, të paketuara dhe gati për shitje. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij u zbuluan edhe doza të tjera.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 18-vjeçari ushtronte aktivitetin e shitjes së kanabisit në qytetin e Lezhës, kryesisht në zonat pranë shkollave. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithsej 83 doza të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe një telefon celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Lezhë-Finalizohet operacioni i koduar “Impuls”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe celulari i të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
TIRANË- Ditën e djeshme disa protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë të reja për bllokim të rrugës dhe pengimi...
ITALI- Pas ngjarjes së rëndë një ditë më parë në qytetin e Chiari-t në provincë n e Brescias në Itali ja...
BULQIZË-Një 61-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës. Pas hetimeve eksper...
KOSOVË- Një grup kriminal ndërkombëtar është goditur nga një operacion i përbashkët i Policisë së Kosov&...
LEZHË- Në qytetin e Lezhës rreth orës 01:50 të natës është regjistruar një shpërthim me lëndë plas&...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkomb&eum...
DURRËS- Në orët e para të mëngjesit në Durrës është regjistruar një aksident i rëndë automobilistik...
TIRANË- Sot vendi ynë pritet të shoqërohet në mëngjes me temperatura ajri të ngrohta deri në +10...+15°C....
Elsa Lila TIRANA- Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në ...
Foto ilustruese SHBA- Protestat e studentëve në Tiranë kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Media amer...