LIVE UPDATES
Aktualitet

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”: Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Herën e fundit që kishte folur me të, djali i kishte thënë në telefon se po ecte në trotuar për të marrë një taksi. Ishte ora shtatë e gjysmë e mbrëmjes. Më pas, i biri nuk iu përgjigj më thirrjeve ën telefon.

22 October 2026, 09:59 Nga E. D

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”: Prindërit

TIRANË- Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbajë lotët teksa rrëfen se si djali i tij, student i vitit të tretë në Universitetin Bujqësor, përfundoi në duart e policisë gjatë protestave që kanë përfshirë kryeqytetin.

Herën e fundit që kishte folur me të, djali i kishte thënë në telefon se po ecte në trotuar për të marrë një taksi. Ishte ora shtatë e gjysmë e mbrëmjes. Më pas, i biri nuk iu përgjigj më thirrjeve ën telefon.

“Kanë ushtruar një dhunë barbare,” thotë ai, ndërsa shton se i biri ndodhet në qeli me hundën e thyer dhe fytyrën e dëmtuar nga goditjet e policisë.

Ai pretendon gjithashtu se një shok i të birit ka përfunduar në spital, pasi është goditur me shkopinj gome. Sipas tij, një video e shpërndarë në Instagram, tregon vajza që u bërtasin policëve të ndalojnë goditjet ndaj dy të rinjve.

“I lutem Policisë së Shtetit mos t’i sakatojë kalamajtë,” thotë ai. “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë,” shton, përpara se zëri t’i dridhet dhe të shpërthejë në lot.

Babai, i cili punon si roje objektesh, thotë se me pagën prej rreth ‘500 mijë lekësh të vjetra’ në muaj mezi siguron jetesën. Tani familjes i duhet të gjejë edhe para për avokatët që do të mbrojnë djalin.

Historia e tij është vetëm një nga dhjetëra drama familjare që po marrin jetë në dyert e komisariateve dhe gjykatave, ndërsa protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë shoqëruar me arrestime masive dhe denoncime për dhunë policore.

Prindërit që presin lirimin e fëmijëve të tyre denoncojnë goditje me shkopinj gome, keqtrajtime gjatë ndalimit dhe arrestime që i konsiderojnë të padrejta.

Por zemërimi i tyre shkon përtej dhunës policore. Ata flasin për pagat e ulëta, koston e lartë të jetesës, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës, të njëjtat probleme që i nxorën fëmijët e tyre në protestë.

Në rrëfimet e tyre mbizotëron zhgënjimi ndaj një shteti që, sipas tyre, nuk u ka krijuar të rinjve mundësi për të ndërtuar një të ardhme në Shqipëri dhe tani po i ndëshkon për shkak se kërkojnë ndryshim.

Nga sheshet e protestës te dyert e komisariateve

Prej 13 tetorit, Tirana është përfshirë nga një valë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, pas përshkallëzimit të demonstratave të studentëve dhe nxënësve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Të rinjtë protestojnë kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, mungesës së perspektivës ekonomike dhe kushteve të arsimit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Demonstratat, të cilat u paraprinë nga muaj protestash kryesisht paqësore, janë shoqëruar me përleshje, dëmtime të pronës publike dhe private, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave të gomës nga policia, si dhe me arrestime të shumta.

Policia ka raportuar për efektivë të plagosur dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe të medias kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e përdorimit të forcës.

Por ndërsa pamjet e përplasjeve kanë dominuar kronikat televizive, një tjetër dramë është zhvilluar përpara komisariateve dhe gjykatave, ku prindërit presin lajme për fëmijët e tyre të ndaluar.

Përpara Gjykatës së Tiranës, ku priste vlerësimin e masës së arrestit ndaj djalit, një tjetër baba e përshkruan përvojën si dëshmi të frikës që, sipas tij, ka zëvendësuar besimin te institucionet.

“Enveri i ka pushkatu, ky po i mbyt me dajak.,” thotë ai, duke bërë një krahasim mes qeverisë së Edi Ramës dhe regjimit totalitar të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Në krah të tij qëndrojnë bashkëshortja dhe vajza.

Babai thotë se djali kishte dalë në protestë jo për të shkaktuar trazira, por sepse dëshironte të jetonte në Shqipëri dhe të kishte një të ardhme më të mirë.

“Djali doli në protestë për të drejtat e veta, për një të ardhme më të mirë në Shqipëri. Për të mos u larguar prej Shqipërie, të rrijë këtu,” thotë ai.

Ai pretendon se gjatë një vizite në Komisariatin nr. 3 kishte parë një tjetër të ri me hundë të thyer, të cilit, sipas tij, nuk i ishte ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

“Kërkesa e parë e jona është që të ketë ligj në Shqipëri dhe jo dhunë policore. Të ketë të drejta çdo njeri,” thotë ai.

Një tjetër prind, babai i një studenti 18-vjeçar, pret pranë të njëjtit bllok sigurie. Ai pretendon se të birin e kishin spërkatur me spraj dhe e kishin goditur në qafë me shkop gome përpara se ta mbanin të ndaluar.

Sipas tij, dy orë pas ndalimit kishte marrë një telefonatë nga një polic, i cili e kishte njoftuar të shkonte për të marrë informacion për djalin.

“Mund ta marrësh, ta verifikosh, por jo ta marrësh në këto lloj kushtesh,” thotë ai, duke kërkuar që policia të mos përdorë dhunë ndaj nxënësve dhe studentëve.

Ai shpreson që gjykata ta lirojë të birin.

Edhe vëllai i një studenti të ndaluar, që priste përpara gjykatës, e konsideron arrestimin të paligjshëm dhe deklaron se nuk ka prova kundër tij. Sipas tij, familja ishte njoftuar për ndalimin përmes një telefonate që i riu kishte bërë nënës.

“Stop dhunës ndaj studentëve,” thotë ai, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mbështesin protestën dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunës. “Të dorëhiqet Rama, se nuk do vdesi Shqipëria po u dorëhoq,” shtoi ai.

Prindërit dalin në rrugë

Përplasjet e fundit duket se kanë ndryshuar edhe përbërjen e protestave, duke sjellë në rrugë prindër, pensionistë dhe pedagogë që e shohin mobilizimin e të rinjve si një mundësi për të shprehur pakënaqësitë e tyre të grumbulluara ndër vite.

Një grua rreth të 50-ave, e cila thotë se merr pjesë në protestë në mbështetje të studentëve, kërkon që prindërit dhe intelektualët të mos qëndrojnë indiferentë.

“Rinia është e ardhmja e këtij vendi. Ata duhet të marrin në dorë fatet e këtij vendi,” thotë ajo, ndërsa shton se dhuna e policisë është e paprecendentë.

“Duhet t’i mbrojmë bijtë tanë. Nuk ka dallim, është i imi apo i joti, të gjithë janë bij nënash,” theksoi ajo.

Një tjetër grua, rreth 55 vjeçe, thotë se ka marrë pjesë në demonstrata prej më shumë se 120 ditësh, por përplasjet e javës së fundit i ka përjetuar veçanërisht rëndë.

“As hamë, as bëjmë punë, as na qesh surrati me këtë situatë që është,” thotë ajo, duke e cilësuar sjelljen e policisë të papërgjegjshme.

Për disa prej protestuesve më të moshuar, demonstratat kanë risjellë kujtime të frikës dhe represionit të së kaluarës.

Një pensionist që thotë se ka ndjekur protestat që prej ditës së parë, kritikon brezin e vet se nuk ka qenë mjaftueshëm i vendosur për të mbështetur të rinjtë.

“Brezi i ri që është ngritur dhe kërkon të drejtat e tij nuk është ndihmuar nga baballarët e tyre e nga gjyshërit, se kanë qenë të trembur,” thotë ai.

Sipas tij, përgjegjësia për të ardhmen e vendit nuk mund t’u lihet vetëm studentëve.

Solidariteti është shtrirë edhe në komunitetin akademik.

Marsela Musabelliu, pedagoge e Ekonomisë, e sheh protestën si një thirrje për përgjegjësi morale ndaj një brezi që, sipas saj, po humbet shpresën.

“Më vjen keq t’i shoh auditorët bosh këtë vit. Më vjen keq t’i shoh studentët e mi që iu ikën drita e shpresës nga sytë nga muaji në muaj,” thotë ajo.

Musabelliu u bën thirrje kolegëve dhe qytetarëve të tregojnë solidaritet, duke argumentuar se indiferenca ndaj fatit të të rinjve do të ketë pasoja për gjithë shoqërinë.

“Të mblidhemi, t’i mbështesim, çfarë të mundemi, kur të mundemi,” shprehet ajo.

Një vend që po humbet të rinjtë

Përtej zemërimit për arrestimet dhe dhunën policore, intervistat me familjarët dhe protestuesit zbulojnë një tjetër burim pakënaqësie, që lidhet me vështirësinë për të siguruar jetesën në Shqipëri.

Pagat e ulëta, çmimet e larta, mungesa e strehimit të përballueshëm dhe emigrimi përsëriten në rrëfimet e njerëzve të moshave dhe profesioneve të ndryshme.

Një grua që është kthyer nga emigrimi për të jetuar në Shqipëri thotë se dy fëmijët e saj tashmë jetojnë jashtë vendit.

“Rizgjodha vendin tim për të jetuar, por e shoh që vështirësitë janë shumë të mëdha,” thotë ajo.

Për të, protestat nuk janë thjesht një përballje me qeverinë, por edhe një kërkesë për të ndalur largimin e vazhdueshëm të të rinjve.

“Ç’na duhet Evropa nëse ne nuk arrijmë të rregullojmë vendin tonë?” pyet ajo. “Të japim mundësi punësimi, që të ketë të ardhme në këtë vend. Nuk duhet të largohen njerëzit. Duhet të kthehen e ta shijojnë këtë vend,” shton ajo.

Një ish-minator 71-vjeçar sjell një tjetër perspektivë mbi vështirësitë ekonomike.

Ai thotë se ka punuar gjithë jetën në minierë dhe sot merr një pension prej 250 mijë lekësh të vjetra në muaj, i cili nuk i mjafton as për faturat e energjisë dhe ilaçet.

“Kam punuar minator gjithë jetën e marr 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk më dalin as për të paguar dritat,” thotë ai.

Megjithëse fëmijët e tij janë të martuar, ai thotë se vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike dhe pasiguri për të ardhmen.

Pensionisti e lidh pakënaqësinë e tanishme edhe me problemet e vjetra të pronësisë dhe me braktisjen e fshatrave. Për të, protestat e studentëve janë shprehje e një zhgënjimi që shtrihet përtej kufijve të një brezi.

Frika dhe shpresa

Për shumë prej të intervistuarve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama shihet si një rrugëdalje nga kriza. Të tjerë kërkojnë hetimin e dhunës policore, lirimin e studentëve që pretendojnë se janë arrestuar pa prova dhe garantimin e së drejtës për të protestuar. Megjithatë, pas kërkesave politike fshihet shqetësimi për të ardhmen e fëmijët e tyre.

Familjarët që presin jashtë komisariateve nuk janë domosdoshmërisht të interesuar për përplasjet mes partive politike.  Ata kërkojnë të dinë nëse fëmijët e tyre janë të sigurt, nëse do të lirohen dhe nëse një ditë do të mund të jetojnë me dinjitet në vendin ku kanë lindur.

Për babanë 54-vjeçar që pret përpara bllokut të sigurisë, kjo e ardhme tashmë duket e vështirë të imagjinohet në Shqipëri. Ai thotë se ditët e fundit kanë qenë ndër më të rëndat e jetës së tij.

Mes shqetësimit për djalin, shpenzimeve të avokatit dhe pamundësisë për të përballuar jetesën, vendimi për t’u larguar duket gjithnjë e më i pakthyeshëm. Tre ditë pasi arrestimit të të birit, ai nuk flet më për mundësitë që djali mund të ketë në Shqipëri, por për vendin ku do ta çojë sapo të dalë nga qelia.

“Do zhdukem nga këtu,” thotë 54-vjeçari. “As kalamajtë e mi nuk i lë më këtu.”/BIRN

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin