Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Katër procedurat, të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të 19 tetorit 2026, synojnë rijetësimin e hapësirave të përcaktuara brenda monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, përmes projekteve që do të realizohen nga subjektet e përzgjedhura në konkurrim.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente shërbimi në kalatë e Rozafës, Kaninës, Prezës dhe Petrelës. Kontratat parashikohen deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi, ndërsa investimet do të financohen nga operatorët fitues.
Katër procedurat, të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të 19 tetorit 2026, synojnë rijetësimin e hapësirave të përcaktuara brenda monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, përmes projekteve që do të realizohen nga subjektet e përzgjedhura në konkurrim.
Sipërfaqja më e madhe e ofruar ndodhet në Kalanë e Kaninës, në Vlorë, ku konkurrimi përfshin një ambient shërbimi prej 300 metrash katrorë. Në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, është përcaktuar një hapësirë prej 200 metrash katrorë në oborrin e tretë. Dy procedurat e tjera përfshijnë nga 100 metra katrorë në oborret e kalave të Prezës dhe Petrelës, në zonën e Tiranës.
Objekti i konkurrimit është dhënia në përdorim e ambienteve të përcaktuara të shërbimit dhe jo e kalave në tërësinë e tyre. Të katër pasuritë gëzojnë statusin e monumentit të kulturës dhe përdorimi i hapësirave duhet të jetë në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore.
Subjektet e interesuara duhet të dëshmojnë kapacitete të mjaftueshme financiare, teknike dhe profesionale për realizimin e projekteve dhe administrimin e pasurive kulturore.
Kriteret kërkojnë një garanci financiare për miradministrimin e pronës, në një vlerë jo më të ulët se 10% e investimit të propozuar. Gjithashtu, xhiroja mesatare vjetore e tre viteve të fundit duhet të jetë të paktën sa 50% e vlerës së investimit të parashikuar.
Projektet do të vlerësohen mbi bazën e planeve për ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse, nivelit të investimit dhe cilësisë së projektit të rijetësimit. Secili prej këtyre tre kritereve vlerësohet me nga 20 pikë, nga 100 pikë gjithsej.
Pjesa tjetër e vlerësimit lidhet me përputhshmërinë e veprimtarisë me funksionin dhe vlerat kulturore të monumentit, promovimin e trashëgimisë, garantimin e aksesit publik dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Operatorët duhet të sigurojnë gjithashtu burime financiare vjetore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurive kulturore. Në rastet kur janë të pranishme vlera ose gjurmë arkeologjike, kërkohet edhe sigurimi i burimeve për studimet përkatëse. Afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntori 2026, ora 10:00./Monitor
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnjë...
VLORË- Rreth mesantës reshjet e dendura të shiut që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet...
DELVINË- Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë është djegur një aoutomjet dhe u plagos rëndë një person. Ngjarja ka ndod...
TIRANË- Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për tu ulur në dialog me të, kryeministri Ed...
pamjet TIRANË- Një zjarr ka rënë në Arenën Kombëtare, ku flakët kanë përfshirë ambientet e Top Albania ...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar rregulla të reja për faturimin e energjisë elektrike në rastet kur mungojnë p&eum...
TIRANË- Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u jan&eum...
TIRANË- Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të ndryshojnë nga një supermarket në tjetrin, pavarësisht kërkes&e...
RAJON- Vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) disponojnë së bashku rreth 61.7 miliardë dollarë rezerva ndërkombëtare në vi...
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte,...