18 August 2022, 21:00
Nga e.k
Stresi dhe Denis Dollapi
TIRANË- Pas shumë vitesh konflikte dhe sherre Noizy dhe Stresi arritën që më në fund të bënin paqe mes tyre. Hapat drejt pajtimit ishin hedhur kohë më parë ndërsa koncerti i mbajtur nga Noizy në Tiranë, "Alpha Show" vulusi gjithçka.
Prej vitesh dy grupet kundërshtare OTR që drejtohej nga Noizy dhe TBA që ishte nën drejtimin e Stresit i kishin kthyer rrugët e kryeqytetit në sheshbetejë mes tyre. Siç u shprehen dhe vetë ata sherrin e parë mes grupeve e kishin pasur pikërisht aty ku sot bashkëpunonin, në sheshin "Nënë Tereza".
Rasti më fatal i përplasjes mes grupeve ishte ai 28 prill 2010 pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi. I riu edhe sot pas 12 vitesh dergjet në koma.
Pas deklaratave të bëra dhe nga Noizy, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Stresi i cili duke folur për Iconstyle ka treguar dhe arsyen e vërtetë përse Denisi sot dergjet në koma.
“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri. Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.”- tha Stresi në hyrje të kësaj interviste.
Si nisi konflikti?
“Historia ka nisur para 13 vitesh, kur u formuan grupet e para të hip hop-it. Denisi nuk i linte rehat atë kohë grupet rivale. Shkonte i gjuante nëpër lagje. Një ditë, Denisi goditi me thikë një djalë, në sy të nënës së këtij të fundit. Ata mbështesnin grupin e Noizy-t, nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me Noizy n.
Kur Denisi e goditi me thikë djalin në sy të nënës, grupi kundërshtar i mori hak. Një grup prej 7-8 vetash e rrethuan Denisin dhe i gjuajtën me thikë barbarisht. Fatkeqësisht, nga lëndimet e shumta dhe humbja e gjakut Denisi ngeli në koma. Nuk është Denisi i vetmi që është zënë, por është ai që e ka pësuar më keq dhe familja e tij.- u shpreh Stresi”
Nga kush nisi konflikti?
“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”– zbuloi reperi.
E kanë vizituar Denisin?
“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.
Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”
Ndihma monetare për familjen e Denisit?
“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin. Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- përfundoi ai.
stresi noizy
Art&Argëtim
18 August 2022, 09:20
s.s
Justin Bieber dhe Hailey Bieber
SHBA- Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë një ndër çiftet më të famshmënë t gjit...
Art&Argëtim
18 August 2022, 09:03
s.s
Dafina Zeqiri
TIRANË- Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jasht...
Art&Argëtim
18 August 2022, 07:55
s.s
Rita Ora dhe Taika Waititi
BRITANI- Thuhet se Rita Ora u martua javën e kaluar në një ceremoni private me bashkëshortin e saj, Tai...
Art&Argëtim
18 August 2022, 06:55
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKa shumë mundësi në këtë periudhë. Por jo, jo mundësi pune. Ken...
Art&Argëtim
17 August 2022, 18:52
e.k
Ambasadorja, Yuri Kim dhe vëllezërit Arnold dhe Artan Balla
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në nj...
Art&Argëtim
17 August 2022, 17:39
s.s
Ghetto Geasy dhe Marina Vjollca
ITALI- Ghetto Geasy bashkë me partneren e tij, Marinën si dhe me këngëtaren Luana Vjollca prej dis...
Art&Argëtim
17 August 2022, 17:31
s.s
Sunny Hill Festival
TIRANË- “Sunny Hill Festival” e cila do të zhvillohet edhe në Tiranë është gati për...
Art&Argëtim
17 August 2022, 17:26
s.s
Chiara Ferragni
ITALI- Chiara Ferragni është një ndër emrat më të njohur në fushën e modës. Ajo ësht...
Art&Argëtim
17 August 2022, 15:53
e.k
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
SHBA- Detaje të reja klanë dalë në dritë nga beteja e gjatë ligjore mes aktorëve Brad Pitt ...
Art&Argëtim
17 August 2022, 11:08
A.B
Wolfgang Petersen dhe Brat Pitt
SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Wolfgang Petersen, regjisori i nominuar për Osc...