Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
FOTOT/ I dashuri i ri i Lana del Rey merr vëmendjen, si u njoh ajo me udhërrëfyesin e aligatorëve?
Një video e shpërndarë në TikTok tregoi del Rey duke u mbajtur për dore me Dufrene teksa ecnin në një festival muzikor.
30 August 2024, 15:31Nga S.B
Lana dhe Jeremy
SHBA- Jeta sentimentale e këngëtares Lana del Rey ka qenë prej kohësh në vëmendje dhe e kritikuar. Gjatë viteve të fundit, muzikantja ka qenë e lidhur me një sërë personash të profesioneve të ndryshme, duke përfshirë një polic, disa muzikantë dhe tani, një udhërrëfyes aligatorësh.
Kohët e fundit, del Rey u pa me Jeremy Dufrene, një udhërrëfyes, i cili ka disa lidhje në botën e argëtimit. Një video e shpërndarë në TikTok tregoi del Rey duke u mbajtur për dore me Dufrene teksa ecnin në një festival muzikor.
Lana dhe Jeremy
Daily Mail raportoi se kishte parë Dufrene dhe del Rey duke kaluar kohë së bashku në Londër, ku ata u panë duke bërë blerje në Harrods dhe më vonë duke marrë një pije. Dufrene dhe del Rey kanë një histori së bashku. Duket se të dy u takuan për herë të parë në vitin 2019, në një udhëtim me aligator.
Ajo ndau një foto të të dyve teksa pilotonte varkën e tij. Dufrene punon për një kompani të quajtur Airboat Tours dhe është kapiten, me biografinë e tij që e përshkruan atë si dikë që ka punuar në një fabrikë kimike dhe që tani e do punën e tij.
Lana del Rey rrallë komenton jetën e saj personale. Ajo ende nuk ka konfirmuar ose adresuar thashethemet e lidhjes me Dufrene.