LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Këmbana dasme, Meri Shehu zbulon shenjat që do martohen, binjakët pa fat këtë korrik

Bricjapët dhe Gaforret martohen në Korrik, ky është lajmi më i madh, është muaji që i thonë ‘po’ një lidhjeje familjare dhe një martese të qëndrueshme.

2 July 2022, 12:13 Nga k.m.

 

Këmbana dasme, Meri Shehu zbulon shenjat që do martohen, binjakët
Meri Shehu

 

*Parashikimi i Meri Shehut për muajin korrik

Muaji Korrik hyn me vrull, shpenzime dhe gjaknxehtësi për të gjitha shenjat. Astrologia Meri Shehu paralajmëron  se paratë do ‘fluturojnë’ nga xhepat, por nga ana tjetër kemi këmbana dasme. Bricjapi dhe Gaforrja janë dy shenjat që do të thonë ‘po’, të ndikuar edhe nga diagonalja e rëndësishme astrologjike.

Lajmi i mirë për korrikun është se ditët e vrullshme do të mbarojnë shumë shpejt, jo më larg se në datën 2, ndërsa priten edhe zhgënjime. Është në vendin e fundit për Korrikun pavarësisht se Afërdita është në Binjak dhe kemi gjithë këto udhëtime, kontakte e njohje, por marsi në dem i bën të mos ndjehen të qetë lidhur me karrierën, njerëzit në pushtet, pushtetin që duan të vendosin ata vetë. Marsi në Dem i bën të shpenzojnë shumë edhe atë që nuk e kanë dhe nuk do ndihen komodë, qoftë në investime për projektet e së ardhmes apo çështjet familjare. Mund të kemi edhe debate familjare. Një zhgënjim rreth datës 14 në jetën personale e ekonomike.

Marsi në Dem i ndihmon Virgjëreshat, çfarë shpenzojnë e marrin sërish dhe e rikuperojnë. Do kenë shpenzime për çështje që nuk kanë të bëjnë thjesht me jetën e tyre, por me kontakte me jashtë, partnerin, në çift ose bashkëshortin. Do ndihmojnë më së shumti dikë që e kanë më të dashur dhe kjo në një plan të dytë do iu rikthehet sërish. Njëherë do iu ikë nga duart, pastaj do iu vijë prapë. Ose ata që s’janë lidhur do njohin një bashkëshort shumë potent që do marrë dominancë.

Kanë një muaj relativisht të çuditshëm sepse Marsi ikën nga Dashi që i kishte bllokuar në nerva, prapskena pune e shëndetësore. Marsi në Dem nuk është në pozicion të mirë sepse Demi udhëhiqet nga Afërdita, nga e bukura, e mira, ekuilibri. Marsi është luftë kështu që në jetën e Demit do futet një luftë për të mbrojtur jetën personale, ekonomike apo për të bërë gjërat që duan. Do shpenzojnë shumë energji dhe do na shpartallojë ekonomikisht. Demat do kenë kërkesa të mëdha ekonomike dhe do shpenzojnë shumë gjatë muajit Korrik.

Marsi në Dem shkon direkt në çështjet e tyre ekonomike. Një nga shenjat që do shpenzojnë më shumë do jenë Dashët. Pas datës 5 duhet të shikojnë mirë çfarë japin, marrin, komunikojnë, diskutojnë në çështjet ekonomike dhe jetën personale. Deri në datën 14 kemi gjëra të mira sepse lëvizin e udhëtojnë. Në datën 13 në darkë e 14 futen në shtëpi të gjithë Dashët që kanë bërë rrëmujë e sherre në jetën e tyre.

Kanë Afërditën në shenjën e tyre, një kombinim i bukur për ta deri në datën 14, pastaj gjërat fillojnë rrëzohen në disa raste si kështjellë rëre, kështu që shumë Binjakë të kenë parasysh dhe të shikojnë njohjet që kanë bërë deri tani në punët që kanë planifikuar dhe rezultatet pas datës 14. Do jenë më të qetë ekonomikisht, por edhe në jetën e tyre personale do marrin më hov, do ndihen më mirë. Ky muaj është i flaktë e i vrullshëm për të gjithë kështu që të kenë kujdes nga sherret, luftërat, nxitimet, ekstremitetet që mund ta fusin veten.

Kanë një muaj plot shanse e avantazhe lidhur me partnerët, të tjerët, marrëdhënie, komunikime, dashuri, japin, marrin. Do jenë shumë komodë, do llastohen shumë sepse e ndiejnë që janë në qendër të vëmendjes. Pastaj do fllojnë të mendojnë për çështje më thelbësore personale e ekonomike dhe do ta ndiejnë veten më të qetë shpirtërisht pas datës 18. Marsi në Dem thotë që duhet të kemi kujdes me shëndetin e punën, u hkon më shumë një punë ushtarake, e fortë, e fuqishme se sa një me diplomaci.

Do ndihen mirë, komodë me njerëzit e afërt, do investojnë për shtëpinë e tyre, marrëdhënie personale, bashkëjetesë, për një punë shteti ose për t’u kualifikuar, por pritshmëritë e tyre nga data 14 e tutje do jenë të vogla dhe mund të heqin dorë. Të shikojnë çfarë mund të krijojnë, çfarë talenti kanë por edhe çfarë të dashurojnë. Mund t’i futen edhe një marrëhdënieje shumë të fuqishme erotike pas datës 18, të qetësohen dhe të bëjnë paqe.

Do jenë shumë dominante për sa i përket të drejtave të tyre në çështjet ekonomike, por që kanë të bëjnë me trashëgimitë dhe paratë që vijnë nga partneri e partnerja. Nëse ata nuk janë të aftë të nxjerrin të drejtën e tyre, do ta bëjnë Peshoret. Do marrin forcë, potencë dhe do ushtrojnë shumë dominancë në marrëdhëniet e tjera në përgjithësi. Vazhdon të jetë muaj martesash, fejesash, fëmijësh, planifikimesh shumë të rëndësishme. Si gjithë shenjat e tjera, të evitojnë përballjet, sherret, nuk është momenti të bëjmë luftë deri në ekstremitet, të ruajë diplomacinë e vet.

Janë ata që bashkë me Marsin në Dem që është shumë i fuqishëm, por që do e përdorin në shtëpi për të vendosur hegjemoninë, pretendimet e dominancën e tyre. Do bëhen të parët e punës në marrëdhëniet familjare, duhet t’iu themi kujdes si do silleni me të shtëpisë që do të mbesin zhveshur. Do jenë shumë materialistë gjatë këtij muaji, gjërat që nuk i kanë pasur e kanë pritur shumë, nga inati e padurimi do i kërkojnë e do i marrin tani. Do kërkojnë më shumë se sa duhet, por duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare, mos t’i vënë flakën në disa raste.

I rezervuar, konservator, vë rregulla dhe i përshtatet Marsi në Dem, bën gati programet ekonomike, kursimet. Është një shenjë shumë tokësore, praktike, mezi hapet përballë gjërave të reja. Marsi në Dem do influencojë që të vërë diktate kursimesh të mëdha ose një lloj rregulli e potence, autoriteti më të madh se sa i takon. Do jenë aktivë dhe shumë energjikë në dashuri. Bricjapët dhe Gaforret martohen në Korrik, ky është lajmi më i madh, është muaji që i thonë ‘po’ një lidhjeje familjare dhe një martese të qëndrueshme.

Do marrin përsipër detyrimet, përgjegjësitë e të tjerëve për t’i mbrojtur sepse Marsin e kanë në Dem përballë shenjës së tyre dhe duhet të kenë gjithmonë antagonziëm për të mbrojtur veten dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta. Megjithatë do bëjnë dominanca në çift, do kenë relacione e bashkëpunime të fuqishme, ndërsa me Afërditën në Gaforre kontakte e lidhje me jashtë. Nëse një Akrep kërkon të bëjë një marrëdhënie, biznes ose bashkëpunim, e ka të favorizuar pas datës 18, por me jashtë. Partner, bashkëpunëtor ose udhëtim jashtë, pse jo.

Diagonalja Gaforre-Bricjap do jetë më e lakuara, në datën 13 kemi Hënën e plotë në Bricjap që e thërret Gaforren për bashkëpunime e martesa. Afërdita hyn në shenjën e tyre në datën 18. Të gjithë të zhgënjyerit e të gjithë shenjave dhe ata që do zhgënjehen fuqishëm deri në datën 18 do kthehen fuqishëm te Gaforret, qoftë si person, qoftë si mentalitet. Gaforrja është shtëpia, marrëdhënia e qëndrueshme, familja, dashuri, afrimitet, lot, nostalgji, kinema. Gjithë armata e të zhgënjyerve do kthehet te Gaforrja dhe do shohim çfarë do përfitojë kjo shenjë prej saj.

astrologia meri shehu meri shehu

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...